Ja kush u shpallen sipërmarrësit më të suksesshëm të vitit në Maqedoni

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Lidhja e Odave Ekonomike dhe Fondacioni Zhvillimor i Maqedonisë për Ndërmarrje, shpallën sipërmarrësit më të suksesshëm për vitin 2017.

Në kategorinë “Kompani të vogla”, çmim i takoi Bardhyl Shabanit, menaxher në Kompaninë “LinkShped” nga Tetova, çmimi i dytë Tomi Zaprovit – menaxher në Kompaninë “Siloter” nga Strumica, ndërsa në kategorinë “mikro kompani”, çmimi i parë i takoi menaxherit, Zharko Dimtriovski, ndërsa çmimi i dytë menaxherit, Borçe Nikollov.

Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha, tha se bizneset në Maqedoni përballen me barriera të shumta të cilat pamundësojnë pjesëmarrjen në sektorin e ekonomisë dhe vështirësojnë realizimin e iniciativave për të hapur një biznes, për atë arsye OEMVP në strategjinë e saj për 2016-2019 parasheh masa për tejkalimin e atyre barrierave dhe për motivimin e të rinjve për sipërmarrësi.StrugaLajm

“Ky manifestim nuk bëhet vetëm për sipërmarrësit, por bëhet për t’i dhënë vajzave dhe djemve të rinj në këtë vend një model të munguar, modelin e suksesit përmes sipërmarrjes, për të ndryshuar perceptimin e gabuar se sipërmarrja është diçka e vështirë dhe problematike”,- tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, theksoi rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në gjenerimin e rritjes ekonomike dhe rritjen e vendeve të reja të punës.StrugaLajm

“Në këtë drejtim, Ministria e Ekonomisë në kuadër të programit vjetor të konkurrencës, inovacionit dhe ndërmarrësisë ka zbatuar masat dhe aktivitetet për të krijuar klimë nxitëse për hapjen e ndërmarrjeve të reja dhe për forcimin e atyre ekzistuese mikro, të vogla dhe të mesme, zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës institucionale për të mbështetur biznesin dhe për të forcuar frymën sipërmarrëse”,- deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Selektimi i sipërmarrësve është bërë në bazë të të dhënave të Regjistrit Qendror të Maqedonisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...