Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski ka njoftuar se në krahasim me vitin 2018-të, numri i të punësuarve në administratën publike në vitin 2019-të ka shënuar rritje për 0.6 për qind.
Gjatë konferencës për media ku e publikoi raportin, Mançevski njoftoi se numri i të punësuarve në sektorin publik gjatë vitit 2019 është 132.900, të shpërndarë në 1324 institucione.
Nga ata, 20.129 janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Armatë, në Agjencinë për zbulim, në Agjencinë për siguri nacionale dhe në Drejtorinë për polici financiare. Nëpërmjet agjencive për punësim të përkohshëm në institucione publike kanë qenë të angazhuar 3.222 perona dhe të njëjtit nuk hynë në numrin e përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik.