Ja sa para fitojnë partitë në Maqedoni

Partitë, arkat e tyre i mbushin në dy baza. Sipas Kodit zgjedhor, partitë marrin nga 15 denarë në votë dhe në deputet të fituar në Kuvend. Sipas Ligjit për financimin e partive politike, atyre u barten mjete financiare në vlerë prej 0.06 % nga të ardhurat e përgjithshme zgjedhore të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Shuma e përgjithshme që partitë do ta ndajnë këtë vit është rreth 1.75 milionë euro, njofton TV 21.

Partia “E majta” dorëzoi kërkesë deri te Ministria e Drejtësisë që të publikohet shifra e saktë se sa para i janë bartur secilës parti veç e veç nga buxheti shtetëror.

Nënkryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca thotë se mjetet financiare për partitë politike, gjegjësisht për shpenzimet e tyre në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, u janë bartur në xhirollogaritë e tyre.

Nëse merret parasysh fakti se një votë kushton 15 denarë, atëherë sipas numrit të votave, më së shumti para i janë bartur partisë opozitare VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, edhe atë rreth 7 milionë denarë. Shumë pothuajse identike mori edhe Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. E treta në listë është Bashkimi Demokratik për Integrim.

VMRO-DPMNE DHE KOALICIONI –  6. 881.655 denarëStrugaLajmStrugaLajm

LSDM DHE KOALICIONI – 6. 554.715 denarë

BDI – 1. 277.595 denarëStrugaLajm

BESA – 868.020 denarë

ALEANCA PËR SHQIPTARËT – 526.815 denarë

PDSH – 455.655   denarë

KOALICIONI VMRO PËR MAQEDONINË – 354.060 denarë

E MAJTA – 68.340   denarë

In : Aktuale

Loading...
loading...