Kush po tenton ta falimentojë turizmin shqiptar?

Në pikën e lulëzimit turistik, sigurisht ende më plot mangësi dhe jo më perfekti në botë për kah infrastruktura, por mjaftueshëm për të plotësuar nevojën tonë për një plazh të bukur që kemi aq afër, Shqipëria po goditet rëndë, qëllimshëm, pamëshirshëm.

Nëse aktualisht jeni ende në fazën e planit se në cilin qytet bregdetar të Shqipërisë do të kaloni pushimet e ndërkohë po lexoni lajme për këto plazhe, me gjasë do të anuloni pushimet qysh në planifikim. Jo vetëm kaq, do të kërkoni mundësinë e parë të arratiseni nga Ballkani këtë verë, pasi që plazhet shqiptare po prodhojnë ‘përbindësh’, ‘pamje tmerruese të rënies së gjetheve’, ‘shpërthim pusetash’, etj…

Nëse deri tash jemi krenuar se jemi fare pranë bregdetit shqiptar, papritur kemi hyrë në një ankth të pashpjegueshëm: jemi afër ca plazheve që po ndodhin gjëra misterioze. Të arratisemi e t’u shpëtojmë gojëdhënave apokaliptike, apo të realizojmë pushimin tonë?

Është e pamohueshme se kemi hyrë në fazën më neveritëse te një kampanje negative që në prapavijë duket dhe tingëllon të jetë e orkestruar mirë e që në shënjestër ka plazhet më të bukura shqiptare.

Si mund të jetë ndryshe kur Forbes, disa muaj më parë, dhe plot media të tjera me renome, rekomandojnë Shqipërinë si një nga destinacionet turistike që duhet të vizitohet patjetër e sakaq një artileri titujsh medial, janë bërë bashkë për ta luftuar plazhin shqiptar.

Për të lëkundur negativisht ‘bursën’ e plazheve shqiptare, kanë hyrë në lojë titujt e lajmit rozë. Aty ku s’ka kandarë në matjen e dëmit.

Nëse në një lajm rozë nuk përtojmë t’ia prishim rehatinë një X artisti muzike, me lajmet kundër plazhit shqiptar, po e bëjmë të njëjtën, por subjekti ndryshon. Subjekti janë të gjithë pushuesit shqiptarë, me gjasë targeti është pushuesi nga Kosova, dhe dëmtimi i turizmit shqiptarë.

Si shpjegohet ndryshe kjo, kur në plazhin e Ksamilit aktualisht mund të jenë mijëra pushues dhe që të gjithë ata të TMERROHEN nga shpërthimi i një pusete? Që është një ngjarje e rëndomtë, e edhe qesharake për ta përmendur. Apo, është nja sabotazhë i qëllimshëm?

Ose, “Një përbindësh shfaqet bregun e Shëngjin, tmerrohen pushuesit (video)”, në fakt ajo që shihet në videon 7-8 sekonda është një notues që nxjerrë kokën kohë pas kohe në detin e qetë. Titulli tjetër “Turistët ikin të tmerruar nga plazhi i Drymades pas dallgës së madhe”, e në fakt kur e lexon lajmin me kujdes e sheh që bëhët fjalë për një rrenë të lansuar se do të vijë një dallgë e madhe, e cila nuk vjen kurrë.StrugaLajm

Kush po tenton ta falimentojë bregdetin shqiptar?

Strategjia e kumtit të keq për bregdetin shqiptar, po tentohet të jepet në një formë gjoja se amatore. Xhirimet e një shpërthimi pusete, përmbajtja e së cilës përfundon në plazh e në det nga një ‘pushues i rëndomtë’ që ka qëlluar andej pari, nuk duket krejtësisht i pa regji e pa skenarë.

Ndryshe nuk shpjegohet pasi që një ngjarje krejt e rëndomtë avarie paraqitet si ‘TMERRUESE’, ‘TRISHTUESE’.

Radhitja e Shqipërisë si vendi që duhet vizituar patjetër në mediat prestigjioze ndërkombëtare, sidomos në ato që promovojë turizmin, duket se ka lëvizur makinerinë propaganduese negative ‘brenda sojit’. Ka kaluar kohë e gjatë kur s’kemi parë rekomandime të ngjashme, ta zëmë për Malin e Zi ose edhe vende tjera bregdetare afër Shqipërisë.StrugaLajm

Në pikën e lulëzimit turistik, sigurisht ende më plotë mangësi dhe jo më perfekti në botë për kah infrastruktura, por mjaftueshëm për të plotësuar nevojën tonë për një plazh të bukur që kemi aq afër, Shqipëria po goditet rëndë, qëllimshëm, pamëshirshëm.

Gënjeshtrat që jepen me lajme në formë karremash për lexuesin shqiptar, të bëjnë të qeshësh, por edhe të shqetësohesh. Ato po shpeshtohen në ‘pikën e vlimit’ të sezonit turistik, sa që kanë nisur edhe të bëhen neveritëse.

Të prodhosh lajme të rreme sot është shumë e lehtë. Mjafton të paguani një faqe, të sponsorizoni në Facebook, dhe pa ndonjë përjashtim edhe të gjitha portalet serioze do të gëlltisin këtë karrem, në kërkim të lajmit ekskluziv në këto ditë vere.

Të gjitha portalet serioze duhet të kenë kujdes në plasimin e lajmeve të tilla, sepse dëmi që po bëhet është i madh.

Shqipëria tashmë ka hyrë fuqishëm në hartën turistike të botës, dhe përgjegjësia është edhe me e madhe. Institucionet shqiptarë që merren më këtë sferë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare duhet të marrin mësim nga ky vit i propagandës brutale kundër rivierës shqiptare.

Shumëkush është i interesuar ta shoh të përlyer dhe të falimentuar turizmin në Shqipëri. Ka të tillë gjithandej Ballkanit. Por, nuk duhet të jemi ne, shqiptarët e Kosovës.

Për ndokënd mund të jetë anekdotike thënia e Isa Boletinit se “Unë jam mirë kur është mirë Shqipnia”, por ka shumëçka të vërtet në të.

Kur është mirë Shqipëria, është mirë edhe Kosova.

DAFINA DEMAKU

 

In : Aktuale

Loading...
loading...