“Jahja Kemal” shpallë konkurs për bursa në arsimin e mesëm


Një mundësi më shumë për të gjithë ata të cilët në të ardhmen dëshirojnë të studiojnë në universitetet më elitare në botë.

Shkolla e mesme “Jahja Kemal” shpallë konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm.StrugaLajm

Provimi pranues do të mbahet më 14 prill (e diel) në ora 11:00 në disa qytete (Shkup, Tetovë, Strugë…), ndërsa në provimin pranues mund të konkurrojë çdo nxënës që kryen klasën e nëntë, në web faqen www.ykc.edu.mk/en/admission-form , Afati i konkurrimit është deri më 13 prill.
Provimi pranues do të përmbajë pyetje nga Matematika, Kultura e përgjithshme dhe pyetje për indentifikimin e shkallës së inteligjencës. Provimi pranues do të jetë në gjuhën Shqipe, Maqedonase, Turke dhe Angleze (njohja e gjuhës Angleze apo Turke nuk është e domosdoshme për aplikim në provim pranues). Në njoftimin drejtuar mediave thuhet se nxënësit do të fitojnë lirime në përqindje për pagesën e shkollës sipas tabelës së dhënë nëse i fitojnë 15-të vendet e para në provimin pranues për Shkup, Tetovë dhe Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...