Javën tjetër vendimi për rrogat 18 mijë denarë, kryeministri Kovaçevski paralajmëron

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Facebook ka paralajmëruar se nesër do të ketë zgjidhje për rritjen e rrogës minimale 18 mijë denarë.

Ky paralajmërim vjen pasi Federata e Sindikatave të Maqedonisë kërcënoi se do të bllokojë fabrikat, zonat ekonomike, institucionet dhe rrugët nëse paga minimale nuk rritet në 18.000 denarë.

Kovaçevski thotë se nuk është e vërtetë që Qeveria është manipuluar nga punëdhënësit, siç mendon Sindikata, por nuk ka treguar nëse do të ketë subvencione për ta siç kanë kërkuar.StrugaLajm

“Qeveria është në anën e punëtorëve – do të plotësohet rritja e pagës minimale. Një dialog i hapur social me të gjithë aktorët është ajo që do të na çojë në zgjidhjen më të përshtatshme që është në interes të punëtorëve. Pres që nesër të kemi një vendim për rritjen e pagës minimale.StrugaLajm

Siç kam premtuar, ne do t’i zgjidhim efektivisht të gjitha çështjet në interes të qytetarëve dhe do t’i përmbushim premtimet. “Ky është parimi dhe fryma në të cilën do të zgjidhen të gjitha çështjet që synojnë ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve”, tha kryeministri Kovaçevski.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...