K.F. LIRIA e Zagraçanit zhvillon ndeshjen e vitit të mërkurën!

E Mërkurë (17.05.2017)
Ora: 16:30

F.K. Oktisi – K.F. LIRIA

Të Mërkurën në stadiumin e Karaormanit do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e sezonit për skuadrën tonë, finalja e play-off kundër skuadrës së F.K Oktisit.

Oktisi si kampioni i Ligës Komunale të Strugës nuk pati impenjim në gjysmëfinale të Play-off, kurse K.F. LIRISË ju desh që të fitoj kundër Belicës me rezultat 2- 0 për të arritur tek kjo finale.Fitorja në këtë finale me shumë mundësi do të thoshte kualifikim direkt për në ligën e tretë Jugperëndimore të Maqedonisë dhe K.F. Liria do të tentojë që me të gjith forcat ta fitoj këtë ndeshje dhe të rikthehet mbas dy sezoneve aty ku e ka vendin.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...