Ka ndërruar jetë Miqail Osmani një personalitet i jetës fetare të Strugës

Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë Miqail Osmani ish Myftiu i Strugës një personalitet me shumë ndikim në jetën fetare dhe publike të qytetit bregliqenas.

H. Miqail ef. Osmani është një personalitet që gjithmonë e ka karekterizua urtësia, mençuria, dihe paluharshmëria, drejtësia dhe menaxhimi i nivelit të lartë të detyrave që i janë dhënë në kohē dhe vend.
Tërë jetën ia kushtoi organizimit të jetës fetare islame, shpjegimit të vlerave të tij, por në të njejtën kohē dha kontribut në shërbim të kauzës kombëtare duke mishëruar fetaren me kombëtaren dhe ishte i gatshëm të reshtohet në çdo moment aty ku e kërkon feja dhe kombi. Andaj, lirisht mund të konstatojmë se personaliteti i Z. Miqail ef Osmanit është dhe ngel një inspirim i gjallë për kohën dhe gjeneratat e reja.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...