Kadri Labënishti dhe Agim Vinca , medalje presidenciale për pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij ligjore dhe kushtetuese, ka dekoruar me Medalje Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë të gjithë deputetët që më 17 shkurt 2008 votuan dhe nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë ditës, ai po ashtu ka dekoruar me Medaljen Presidenciale edhe personalitete dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare në mesin e të cilëve edhe Kadri Labënishtin veprimtarin e njohur nga Ladorishti i Strugës i cili gjatë gjithë jetës së tij yll polar kishte kauzën shqiptare .Gjithashtu Presidenti Thaçi ka dekoruar me medaljen presidenciale Agim Vincën njeriun e letrave një nga penat më me ndikim në hapësirën shqiptare nga Veleshta e Strugës për kontributin për pavarësinë e Kosovës.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

 StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...