Kalishti i jep mbështetjen Idri Istrefit

U takuam për të folur për mesazhet e kësaj fushate kaq të rëndësishme. Folm për probleme të vogla që na shqetësojnë çdo ditë, e për halle të mëdha që nuk po na hiqen.

Premtova se në bashkëpunim me EVN do të bëjmë dislokimin e shtyllave të energjisë elektrike, që pengojnë qarkullimin e makinave në disa rrugë nëpër lagjet e fshatit. Do të rregullojmë çështjen e pagesave të rrymës për pomat e ujit. Do të përmirësojmë infrastrukturln rrugore, do të pastrojmë kanalet kulluese , që sjellin përmbytje,etj.

Por, mbi të gjitha premtova se do të punoj me ndershmëri dhe profesionalizëm. Do të jemi të barabartë për të gjithë vendbanimet në vendimmarrje. Vetëm në këtë mënyrë, duke dhënë modelin e moralit në politikë, vetëm në atë mënyrë mund të ngjallim shpresë tek të rijntë.

Kalisht i dashur, faleminderit për mikpritjen dhe mirupafshim sërish!StrugaLajm

#Pastër6

In : Aktuale

Loading...
loading...