Kanceri u merr jetën 3.880 personave në një vit në Maqedoni

Sëmundja e kancerit është arsyeja më e shpeshtë e vdekjes së njerëzve në Maqedoni, tregojnë të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik. Shkalla e vdekshëmrisë nga sëmundjet malinje në vend varion 183.3 për 100,000 banorë ose 3.882 njerëz në vit.

Dr. Elena Qosevska nga Instituti për shëndetësi publike thotë se në Maqedoni njerëzit më së shumti vdesin nga kanceri në mushkri të bardha, i cili zakonisht shkaktohet nga ajri i ndotur dhe duhanpirja.

Aleksandar Mitov, eskpert i shëndetësisë ka rekomanduar urgjentisht të intenzivohen masa për uljen e duhanpirjes dhe promovim për një jetë më të shëndetëshme.StrugaLajm

“Një e treta e sëmundjeve malinje ndikohen nga mënyra jonë e të ushqyerit dhe shkalla e aktivitetit fizik. E dyta duhet të evulohet dhe sofistikohet sistemi i preventimit sekundar, në fakt të bëhet zbatim i rregullt i procedurave për zbulim të hershëm të sëmundjeve maline”, thotë Mitov.

Ai shton se nevojitet ngritja e vetëdijes së qytetarëve për t’i bërë në kohë testet e nevojshme dhe të zgjerohet lista e barnave në dispozicion për të prekurit nga kanceri.StrugaLajm

Analizat flasin se burrat janë dy herë më të prekur nga kanceri në mushkëri, ndërsa te femrat shkaku më i zakonshëm i vdekjes është tumor malinj i gjirit.

Kanceri aktualisht është përgjegjës për pothuajse një nga gjashtë vdekjet në nivel global. Çdo vitë, më shumë se 14 milionë njerëz diagnostifikohen me kancer, dhe kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 21 milionë deri në vitin 2030

In : Aktuale

Loading...
loading...

Related Articles