Kapet drogë në Kërcovë

Nëpunësit policorë të Kërçovës mbrëmë kanë privuar nga liria dy persona nga Shkupi dhe Velesi, pasi te ata është gjetur dhe sekuestruar marijuanë, kumtoi sot MPB-ja.

“Mbrëmë në orën 22.00 në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, nëpunësit policorë e kanë privuar nga liria G.N (26) nga Velesi dhe M.S. (32) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të automjetit “Audi” është gjetur dhe sekuestruar marijuanë”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.StrugaLajm

Ata janë arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...