Policia e Stacionit Policor të Strugës dje në orën 14:40 në rrugën lokale ndërmjet fshatrave Veleshtë dhe Belicë e Poshtme kanë arrestuar një shtetas të Republikës së Shqipërisë, 56 vjeç, i cili është ishte duke kryer vjedhje në një biznes për pjesë makinash .
Mësohet se sendet e konfiskuara janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është dërguar në stacion.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës, njofton MPB.