Me datë 15.02.2022, në rrugën “Brigadat Proletare” në Strugë, nga ana e punonjësve policorë të Stacionit Policor të Strugës është arrestuar një 23 vjeçar banues në Strugë. Gjatë kontrollit të automjetit të cilin ai e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe një mjet elektroshok, njofton MPB.
Ai është ndaluar në Stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.