Kasami tani po i vardiset Selës, pas dështimit me Qeverinë?!
Lëvizja BESA menjëherë pas dështimit të bisedimeve për hyrje në Qeveri, për shkak të ofertës simbolike është rikthyer tek mundësia për t’u bërë opozitë. Portale të afërta me këtë subjekt dhe në rrjetet sociale është lansuar se do të formojnë në opozitë mbarëshqiptare me Aleancën për Shqiptarët. Por nga ana tjetër, në Aleancën për Shqiptarët zyrtarisht nuk duan të komentojnë këto situata, kur shumica e partive po tentojnë për të hyrë në Qeveri dhe ende nuk dihet kursi i tyre.
Derisa zyrtarisht nuk ka zëra, jozyrtarisht mësohet se një koalicionim i tillë nuk është i preferueshëm, për shkak të çarjeve që mund të ndodhin në të ardhmen dhe që ASH ka marrë leksion me RDK-në e Vesel Memedit. “Nuk mund të flas gjithçka, por me më pyet mua si aktivist nuk dua fare të hyjmë në koalicionim me ta, por të bëjmë rrugëtimin tonë, sepse nuk po i dihet këtyre subjekteve, që shkojnë herë majtas e herë djathtas. Nuk ka seriozitet dhe janë disa individë karrieristë aty tek Bilalli”, theksojnë burime të afërta me ASH.
Siç mësohet Kasami në disa raste ka telefonuar Selën, por gjithë kjo kishte ndodhur para se të nisin bisedimet për hyrje në Qeveri.