Këngëtari i mirënjohur  Bexhet Jagodini vjen me këngë dhe vidoklip ndryshe të trendit bashkëkohor

Këngëtari i mirënjohur  Bexhet Jagodini vjen me këngë dhe vidoklip ndryshe të trendit bashkëkohor

Kërçovë,

08,Maj, 2023

Aman, aman,  është kënga dhe videoklipi më i ri i këngtëtarit të mirënjohur kërçovar të këngëve lirike, epike dhe këngëve të dashurisë  Bexhet Jagodini kësaj radhe vjen me një format ndryshe të trendit  bashkëkohor.

Pas një pauze këto ditë tregut të shout  bizit shqiptar dhe adhurusve  të këngëve me motive dashurie  i shtohet edhe  një këngë dhe videoklip  ri  i cili është pak më ndryshe nga stili  të kënduarit  deri më tani të vokalistit  Bexhet Jagodini.StrugaLajm

Aman, Aman titullohet kënga dhe videoklipi më i ri   me ideator dhe organizator, Sadik Emroja, tekst të Enver Rexhepit i realizuar nga studio Kiki, Vienë dhe studio Lear, Kërëçovë me operatator Dilaver Rexhepi.

Pëndryshe Bexhet Jaagodini deri më tani ka të interpretuara më se 120 këngë të zhanreve të ndryshme muzikore por  më tepër i njohur me këngë lirike, epike dhe këngë burimore kërçovare. Bexhet Jagodini ka kryer Fakultetin e shkencave Matematiko Natyror- departamenti i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës. Tani punon si këngëtar dhe  profesor i gjeografisë. Ai është  interpretues dhe kultivues i shumë këngeve të popullarizuara burimore kërçovare dhe gjithashtu është autor  i  më se 30 punimeve shkencore te botuara në media të shkruara dhe elektronike.

Është një nga këngëtarët që një numer i konsideruar i këngeve kërçovare sot këndohen ne të gjitha trojet shqiptare nga emra të njohur të këngës shqipe!

Dr. sc.Sadik Emroja

In : Aktuale

Loading...
loading...