Aktuale
Kërcënohet polici në Strugë me ”një plumb në zarf”

Policia e Strugës njofton pas mesnate, saktësisht më 00.10 një polic ka paraqitur rastin për “vënien në rrezik të sigurisë”. Gjegjësisht, gjatë mbrëmjes së kaluar në periudhën prej ora 21 deri më 23 para shtëpisë së tij një person i panjohur në veturën me markën “BMW”, në pronësi të nënës së policit, ka lënë një letër me mesazh kërcënues së bashku me një zarf me plumb me kalibër prej 9 milimetrave.