Aktuale
LR-PDSH: Fundi i cirkut maratonik në shëndetësi

Qeveria në ikje, e stërmbushur me afera korrupcioni, ideatore dhe realizatore e shkatërrimit dhe degradimit të shëndetësisë publike, del në opinion edhe me një sihariq, ndërtimi i qendrës të re klinike në Shkup. Deputeti në parlamentin e Maqedonisë dhe ish-ministri i shëndetësisë, z.Nikolla Todorov nënshkruan kontratë për realizim të këtij proekti shumë të madh në rrethana shumë të dyshimta sipas ekspertëve në fushën e drejtësisë, që dëshmon dhe vërteton sjelljen e dezorientuar e partisë VMRO-DPMNE dhe satelitëve të saj. Kjo lëvizje është indikator se bëhet fjalë për rrethin e fundit të cirkut qesharak e maratonik të këtij ministri amater në fushën e shëndetësisë, si edhe një tendencë për defokusim nga ngjarja e tmerrshme e enjtes të përgjakur, ku pa fije turpi, me shkeljen e të gjitha normave etike dhe betimit të Hipokratit, mjek nga kjo parti e nxin mantelin e shenjtë të bardhë si pjesëmarrës direkt ne këtë ngjarje makabre.
Departamenti i Shëndetësisë i Lëvizjes për Reforma PDSH kërkon ndërperje të menjëhershme të këtij proekti dhe të kësaj sjellje infantile. Këtë proekt do duhet ta realizojë qeveria e ardhshme reformatore, me transparencë, debat publik dhe këshillim me profesionistë të kësaj fushe por edhe të tjerëve që merren me menaxhment shëndetësor.
Poashtu, kërkojmë nga qeveria teknike që urgjentisht të ndërprejë rikonstruimet e klinikave dhe spitaleve në kohë pa kohë duke shkaktuar pengesa të mëdhaja në punën e përditshme. Në një ardhmëri të afërt do të kërkojmë llogari dhe përgjegjësi për këtë dëm të madh që i bëhet buxheteve edhe ashtu të mjera të klinikave universitare dhe spitaleve tjera publike në Maqedoni.