Kërkohen rroga së paku 600-700 euro, shpenzimet dhe çmimet rriten çdo ditë në Maqedoni

Rritja e shpenzimeve të jetesës në Maqedoninë e Veriut assesi të ndalet. Një kronikë e Alsat-M pasqyron shqetësimet e qytetarëve të cilët thonë se nuk po munden të përballojnë këtë valë shtrenjtimet.

Ata pranojnë se ka rënë fuqia blerëse, por kërkojnë ndërhyrje të autoriteteve për të ndihmuar në këtë situatë, sidomos kategoritë më të rrezikuara.

“Nëse tani mund të blesh një qese me ushqim për 3000 denarë, dy vjet më parë mund të kishe blerë dy qese. Sasia e parave që ka mbetur e njëjtë në familje, ndoshta është ulur cilësia e ushqimit apo ka alternativë, çfarë me paratë? Të blini ushqim apo t’i paguani faturat?”, thotë për Alsat, Biljana Dukovska- Platforma kundër varfërisë.

Qytetarët thonë se me rrogat, ndihmën sociale dhe pensionet nuk mund të përballojnë këtë situatë të shtrenjtimeve dhe çmimeve të ngritura në tavan.
Ata ankohen se pjesa më e madhe e parave shkon për pagesën e faturave si dhe shërbime të tjera elementare, ndërsa ku mbeten ushqimet e nevojshme.StrugaLajm

Qytetarët e pyetur nga Alsat thonë se rrogat patjetër duhet të rriten dhe të shkojnë së paku nga 600 deri në 700 euro, për të përballur situatën e krijuar, e cila po vijon me çmime marramendëse dhe të papërballueshme. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...