Këto janë nëntë pikat e planit franko-gjerman për Kosovën

Mediumi evropian “Euroactiv” ka publikuar nëntë pika të draft-dokumentit franko-gjerman që është propozuar në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Në pikat e publikuara nga ky medium thuhet se Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë marrëdhënie të mirë të fqinjësisë dhe të barabarta.

Tutje, sipas këtij mediumi, theksohet se të dyja shtetet çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhin në bazë të Marrëveshjes për Stabilizim- Asociim.

Në vijim i gjeni nëntë pikat e publikuara nga Euroactiv:

Neni 1

Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën bazuar në të drejta të barabarta.

Neni 2

Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e përbashkëta drejt anëtarësimit në BE.

Neni 3

Në përputhje me MSA-në [Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit] të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje me njëra-tjetrën ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimet ose përdorimi i forcës.

Ato riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen e kufirit që ekziston mes tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëra-tjetrës.

Neni 4

Kosova dhe Serbia vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja palët mund të përfaqësojë njëra-tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as të veprojë në emër të saj.

Neni 5StrugaLajm

Kosova dhe Serbia do të promovojnë marrëdhënie paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në Evropë.

Neni 6

Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të secilës palë.

Neni 7

Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Ato do të lidhin marrëveshje me synimin për të zhvilluar dhe promovuar në bazë të traktatit aktual dhe për përfitimin e tyre të ndërsjellë në bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit, marrëdhënieve gjyqësore, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mbrojtjes së mjedisit dhe në fusha të tjera. Detajet janë rënë dakord në protokollin plotësues.

Neni 8

Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selitë e qeverive përkatëse.

Çështjet praktike në lidhje me themelimin e misioneve do të dakordohen ndaras.

Neni 9

Kosova dhe Serbia pajtohen që ky traktat nuk do të ndikojë në traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe të nënshkruara tashmë prej tyre ose që kanë të bëjnë me to.

Në asnjërën nga këto pika nuk përmendet çështja e njohjes reciproke, transmeton Klankosova.tv.

In : Aktuale

Loading...
loading...