Këto janë rregullat të cilat shoferët shpesh i harrojnë

Distanca e sigurt, përdorimi i dritave sinjalizuese, lëvizja e automjetit mbrapa, parakalimi jo i rregullt i kolonës së automjeteve, parakalim para vendkalimit për këmbësorë, spërkatje e këmbësorëve dhe biçikletave dhe automjete me defekt teknik.

Kjo, tregon Këshilli Republikan i Komunikacionit Rrugor (KRKRR), janë pjesë e rregullave të komunikacionit të cilat shumë shpesh nuk respektohen nga ana e shoferëve dhe të cila janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sigurinë në komunikacionin rrugor.StrugaLajm

Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugor apelon deri te shoferët maksimalisht t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos bien në interpretimin e tyre të lirë dhe “kundërvajtje të lejuar” sepse siguria në komunikacion kërkon disiplinë dhe përgjegjësi maksimale.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...