Kim Kardashian dhuron 1 milion dollarë për njerëzit në Armeni

Kim Kardashian ka premtuar një shumë prej 1 milion dollarësh për ‘Armenia Fund’. Ylli televiziv postoi një video në rrjete sociale, ku zbuloi se ka vendosur të ndihmojë ata që janë prekur për shkak të konfliktit aktual midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe që kanë nevojë për ushqim, strehim dhe kujdes mjekësor.

Stërgjyshi i babait të ndjerë të yllit të “Keeping Up With The Kardashians” Robert Kardashian ishte nga Armenia. 39-vjeçarja apeloi ndjekësit e saj të ofronin një ndihmë me sa të mundnin ose thjesht të shpërndanin sa më shumë informacionin në mediat sociale.

“Jam shumë e nderuar të jem pjesë e përpjekjes së sotme globale për të mbështetur fondin e Armenisë. Unë kam folur për situatën aktuale në Armeni dhe Artsakh dhe kam biseduar me shumë të tjerë për të sjellë më shumë vetëdije për krizën që nuk mund të lejojmë të përparojë.  Ne duhet të kujtojmë se pavarësisht nga distanca që na ndan, ne nuk jemi të kufizuar nga kufijtë. Ne jemi një komb global armenë së bashku”, u shpreh Kardashian.

Loading...
loading...











Loading…


loading…