Klani që deshi ta vras Ziadin Selën, ja kush janë personat me emër e mbiemër (FOTO)

Klani që ishte përkujdesur për eliminimin e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela natën e 27 prillit, duhet të zbardhin të vërtetën e skenarit dhe porositësit.

Në bankën e të akuzuarve janë 10 persona, të dyshuar për tentim vrasje ndaj deputetit Zijadin Sela më 27 prill të vitit kaluar në Kuvend. Nesër pritet të zhvillohet seanca gjyqësore.

Kire dhe Cane Gjorgjievski janë babë e birë, të dyshuar për tentim vrasje.

Por përveç tyre është edhe grupi tjetër:

Oliver Oshavkovski

Sashe Cenkov

Nikollçe Dimitrievski

Aleksandar Janevski-Toshta

Andrej MicovStrugaLajm

Nikolla Vojminovski

Kosta Dellov

Stojan Pavllevski-Kobra

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nuk do të merr pjesë në seancën e parë gjyqësore, por në cilësinë e palës së dëmtuar do të përfaqësohet nga avokati i tij Abedin Abduli. Sipas burimeve të Alsat M, përfaqësues i organit të akuzës në këtë rast gjyqësorë do të jetë Darko Jakimovski ndërsa gjykimi do të udhëhiqet nga gjykatësja Sllavica Andreevska.

Tentativa për vrasje ndaj Selës është rasti i tretë i cili futet në procedurë gjyqësore mbi zhvillimet e 27 prillit.

Në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion është duke u procedua hetimi për “cenim terrorist të rendit kushtetues” në lidhje me zhvillimet e përgjakshme në Kuvend. Për këtë vepër aktualisht dyshohen 36 persona. Në mesin e tyre janë ish drejtori i BSP-së Mitko Çavkov, 6 deputet të VMRO-DPMNE-së, organizatorët e protestave si dhe të dyshuar të tjerë. Organi akuzës nuk përjashton zgjerimin e hetimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...