Paditet 46 vjeçari nga Struga, ndërtoi dy shtëpi pushimi pa leje

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër ka ngritur padi penale kundër një 46-vjeçari nga Struga për shkak të ekzistencës së bazës për dyshimin e kryerjes së veprës penale “ndërtim i paligjshëm” informohet Strugalajm.com nga Stacioni policor i Strugës.

Pronari i deklaruar i tokës në afërsi të bregut të liqenit të Ohrit në vitin 2017 pa leje ndërtimi nga një autoritet kompetent, ndërtoi dy shtëpi pushimi familjare, për të cilat më 5 dhjetor të vitit të kaluar, një inspektor i autorizuar mori vendim për prishjen e objekteve.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...