KOHA:Pashkët dhe 1 Maji përhapën virusin, Struga ende s’ka dhënë efektin!

Masat jo adekuate, ndërsa qytetarët e papërgjegjshëm janë shkak për rritjen e numrit të të sëmurëve nga koronavirusi ditëve të fundit, vlerësojnë autoritetet shëndetësorë. Sipas tyre mos respektimi i rekomandimeve dhe masave gjatë festave të Pashkëve dhe 1 majit kanë dhënë efektin e vet. Rasti i Strugës ditëve në vijim do të shihet nëse ka ndikuar në përhapjen e virusit

Destan JONUZIMaj 13, 2020

Shkup, 13 maj – Në Maqedoni numri i të sëmurëve nga Kovid-19 disa ditë shënon rritje që hap edhe dilemat se a është kjo për shkak të qytetarëve të padisiplinuar, apo për shkak të masave joadekuate të autoriteteve. Pas rënies së parë, kur edhe u shkurtua ora policore, ndërsa filloi të mendohet edhe për hapjen e lokaleve, restoranteve, shitoreve, madje sipas disa protokolleve dhe e çerdheve. Arben Ziberi, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik, rritjen e numrit të të sëmurëve në vend e sheh si reflektim të lehtësimit të masave. “Duheshe që edhe një vikend për 1 maj të ketë orë policore të vazhdueshme. Sipas epidemiologëve tanë, nga Qendra për Shëndet Publik dhe mendoj se kjo gjendje që jemi është rezultat i aty vikendi, ndërsa edhe koha është e tillë dhe se çdo kontakt i rrezikuar sjell deri te rritja e numrit të të infektuarve”, thotë Ziberi.

Shaban Memeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë thotë se rritja e numrit të të sëmurëve me Kovid-19 është si pasojë e mos respektimit të masave për festat e Pashkëve, si dhe për shkak të shkurtimit të orës policore për festën e 1 majit. Ai thotë se rasti i Strugës nga e para pritet të shihet se si do të ndikojë në numrin e të sëmurëve nga Kovid-19. “Rritja e numrit të të sëmurëve me Kovid-19 është si rezultat i mos respektimit të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për festat e Pashkëve dhe shkurtimit të orës policore me rastin e festave të 1 majit. Pra numri i të sëmurëve rritet për shkak të mos respektimit të masave dhe mos kujdesit të duhur. Masat janë universale në nivel global, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore Shëndetësore dhe të njëjtat duhet respektohen”, deklaroi për KOHA, Shabani. Lidhur me ndodhitë në Strugë, ku qindra besimtarë së bashku me klerikë të Kishës Ortodokse Maqedonase vërshuan rrugët e Strugës, Shabani thotë se këto ditë statistikat do të flasin nëse ka pasur ose jo ndikim ky rast në përhapjen e virusit.StrugaLajm

Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk duhet nxituar me lehtësimin e masave sepse rihapja mund të rrezikojë një valë të dytë të infeksioneve me COVID-19. Përveç virusit shumë shtete të varfra po ballafaqohen edhe me mungesë të ushqimit. Teste të shumta për vaksinat e mundshme kundër COVID-19 janë duke u zhvilluar në të gjithë botën, por mund të ndodhë që të kalojë të paktën një vit para se ajo të zbulohet. Ndryshe, vikendin e kaluar në një tubim fetar rrugëve të Strugës marshuan qindra njerëz, i cili solli reagimin edhe autoriteteve shëndetësore, ndërsa sipas informacioneve rritja e numrit e të sëmurëve në Tetovë lidhet me pjesëmarrjen e dhjetëra njerëzve në një ceremoni varrimi të një të vdekuri me Kovid-19, ndërsa në Veles virusi përhapet në fabrikë. Qeveria pas dy izolimeve, njëra prej 61 orë, tjetra prej 85 orë vendosi që ti shkurtoj kufizimet, kështu që tani ora policore fillon në ora 19 dhe zgjatë deri ora 5 në mëngjes. Ndërkohë në botë për momentin ka rreth katër milionë e 200 mijë të sëmurë nga Kovid-19, ndërsa thuaj se 290.000 kanë vdekur nga virusi i cili ka filluar të përhapet vitin e kaluar në dhjetor nga qyteti kinez Vuhan. (koha.mk)27Share

In : Aktuale

Loading...
loading...