Kokaina është e popullarizuar në mesin e shoferëve në Zvicër

Më shumë se një në dhjetë persona hipin pas timonit të një automjeti në Zvicër ndërsa janë nën ndikimin e substancave të rrezikshme, sipas një studimi të ri, përcjell albinfo.ch.

Midis 10-15% e shoferëve që morën pjesë në studim kishin konsumuar një substancë që mund të dëmtonte aftësinë e tyre gjatë 24 orëve të mëparshme, tha Marc Augsburger i njësisë së mjekësisë ligjore në universitetet e Gjenevës dhe Lozanës.

“Ne prisnim të gjenim kanabis ndër substancat ilegale më të përhapura. Por, doli që nuk është kështu – është kokaina”, i tha ai televizionit publik zviceran, RTS.StrugaLajm

Policia është e trajnuar për të dalluar drejtimin potencialisht të rrezikshëm. Megjithatë, është më e vështirë të zbulohen rastet e dyshimta të drejtimit të mjetit nën ndikimin e drogës dhe medikamenteve, tha një zyrtar i policisë për RTS.StrugaLajm

Në Zvicër, në vitin 2021, rreth 200 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, sipas statistikave të Zyrës Federale të Rrugëve, përcjell tutje albinfo.ch

In : Aktuale

Loading...
loading...