Kontrabanda me makina luksoze, kapet rrjeti në Maqedoni, mes tyre policë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, pas procedurës paraprake, sot ka nisur hetimet kundër një rrjeti personash, mes tyre edhe zyrtarë të policisë, për përfshirje në kontrabandë të makinave luksoze, përcjell INA.

Rrjeti i kapur dyshohet për vepra penale të vazhdueshme kontrabandë, fshehje të mallrave që i nënshtrohen kontrabandës dhe mashtrim doganor, falsifikim kompjuterik dhe falsifikim të dokumenteve.

laplaza

12 persona të tjerë fizikë dhe një person juridik dyshohen për vepra penale, të cilat ndiqen në procedurë të shkurtuar.

Në mesin e të dyshuarve janë edhe pesë zyrtarë – zyrtarë për punë administrative në Ministrinë e Brendshme.StrugaLajm

Gjatë procedurës së mëparshme janë siguruar dëshmi se të dyshuarit gjatë viteve 2021 dhe 2022 kanë organizuar dhe marrë pjesë në transportin e mjeteve motorike të udhëtarëve duke iu shmangur kontrollit doganor si mall i padeklaruar me vlerë totale të përmasave të mëdha, kanë përdorur dokumente publike false si të vërteta për regjistrimin e vetura pas së cilës i kanë shitur automjetet që e dinin se ishin objekt i krimit.

Makinat, shumica e të cilave ishin objekt i kërkimeve ndërkombëtare, ishin me burim nga vende të ndryshme evropiane dhe u sollën në vend me numra identifikimi të ndryshuar të shasisë dhe dokumente të falsifikuara për të fshehur origjinën e tyre. Më pas, zyrtarët e dyshuar të MPB-së në bazë të dokumentacionit të rremë i kanë regjistruar veturat.

Makinat për të mbuluar gjurmët janë rishitur disa herë në një periudhë të shkurtër kohore dhe më pas janë tjetërsuar përgjithmonë tek personat fizikë dhe juridikë në vend. Gjatë procedurës janë siguruar provat për importimin dhe rishitjen e 14 veturave të tilla dhe një motori, me një vlerë totale të vlerësuar fillimisht mbi 500 mijë euro.

Prokurori publik sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për tetë të dyshuarit të cilët do të hetohen, ndërsa për të tjerët janë propozuar masa të sigurimit.

Deri në këtë moment gjithsej 18 persona janë privuar nga liria, 2 janë ende në kërkim dhe për ta do të propozohet masa e ndalimit në mungesë.

In : Aktuale

Loading...
loading...