KOSOVA DUHET TË DINAMIZOJ INTEGRIMIN NË KE

Xhevdet Nasufi

 Në vitet 2002-2006 si anëtar në delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e Këshillit të Evropës përvoja në përballje e Rusisë kundër Kosovës nëpërmjet Kosachevit(udhëheqës i Delegacionit rusë) ishte svidë jo e leht.Kjo,jo pse Kosachevi kishte të drejtë,por sepse Evropa nuk ishte parimore me Kosovën. Megjithate, në përballje me Rusinë që të pranohet Partia Radikale e Sheshelit në koordinim  me delegacionin e Turqisë të prirë atëher nga Çavushoglu (aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme ) ja dolëm me lobim të fuqishëm të mosrealizohet pretendimi srbo-rusë që të pranohet kjo parti shoveniste  serbe në grupin e Partive të Djathta të Europës. 
Historia pas kaq vitesh ka rrjedhën prokosovare në Këshillin e Evropës(KE).Rusia pas agresionit në Ukrainë nuk është anëtare e Këshillit të Evropës,kurse Serbia si mbështesja e Rusisë në këtë agresion e ka humbur mbështesin e fuqishëm, e ka humbur kredibilitetin moral dhe politik për lobim antikosovar. Gjithsesi,funksionimi i lobimit në grupet politike të Këshillit të Evropës është mjet legjitim i rëndësishëm për propagim dhe për të senzibilizuar nevojë dhe aktivitet për tu përkrahur nga ky Këshill me afro pesdhet shtete.Në sensin më ordiner,në këtë institucion mbrohen të drejtat e njeriut,demokracia dhe sundimi i ligjit,parimet bazike mbi të cilat është ngritur Këshilli i Evropës.Pikërisht këto parime dhe vlera janë pasuria më e madhe e Evropës,por edhe të Kosovës si pjesë e saj.

Gjithsesi,agjenda kosovare për aplikim për tu pranuar në KE duhet ti nënshtrohet një dinamike më intenzive dhe më të mirëorganizuar. Së pari,pas pregatitjeve vendore duhet të punohet me vëllezërit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,pjesë e delegacioneve respektive në KE, me miqët relevant ndërkombëtar,por edhe në bashkpunim të ngusht me delegacionin tjera mike,siç është edhe ai i Turqisë,Azerbejxhanit,Mretërisë së Bashkuar dhe të tjerë. Mendoj dhe shpresoj fuqishëm se lobimi në këtë rafsh dhe në këtë mënyrë do të jetë impakt i domosdoshëm për sukses.
Cili është benefiti i pranimit të Kosovës në KE?
Kur përmendëm mosprezencën e Rusisë sot në KE,nuk mendoj vetëm në voten dhe presionin e saj mbi të tjerët. Pjesë kulmore e këtij benefiti është politika agresive dhe paqëprishëse e Rusisë,sikur edhe përkrahja e pakushtëzuar e Serbisë Kremlinin. Prandaj,Kosova nuk duhet të presë mement më të volitshëm për të aderuar në Këshillin e Evropës. Në referenc të pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës,në fakt dëshmohet demokratizimi i shoqërisë kosovare.Këtë në mënyren më të mirë të mundshme e faktuan të gjitha proçeset zgjedhore, Pastaj ambienti antikorupti që çdo ditë e më tepër përforcohet si objektiv real, liritë dhe të drejtat qytetare dhe etnike,parime mbi të cilat është ngritur dhe funksionon vet Këshilli i Evropës.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...