Shkollat anembanë Malit të Zi morën sot e-mail kërcënues për bomba

Për shkak të njoftimeve anonime për bomba të vendosura në shkolla në të gjithë Malin e Zi, Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit ka vendosur të pezullojë mësimin në shkollat që kanë marrë raportime për mjete shpërthyese.

Sipas mediave në Mal të Zi, shkollat anembanë Malit të Zi morën sot e-mail kërcënues: “Shumë bomba janë vendosur në territorin e shkollës. Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Ne do të marrim hak. Ne do të vijmë në shkollë. Ne do të vrasim gjithçka. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”.

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se po marrin masa sigurie në shkollat e disa qyteteve lidhur me raportimet për mjete shpërthyese të vendosura mëngjesin e sotëm, si dhe aktivitete për verifikimin e këtyre pretendimeve.

“Administratat e shkollave dhe personeli mësimor në të cilin policia ndërmerr aktivitete bashkëpunojnë me policinë dhe kanë informuar prindërit, ndaj prindërit duhet të vazhdojnë të komunikojnë me stafin mësimdhënës dhe administratat e shkollave për të vazhduar procesin mësimor pas përfundimit të aktiviteteve të policisë”, citohet të ketë thënë Drejtoria e Policisë.StrugaLajm

Përveç shkollave që kanë marrë njoftime për bomba të vendosura, një e-mail me të njëjtin kërcënim ka mbërritur edhe në adresat e komunave Nikshiq, Tivar dhe Berane.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, u bëri thirrje organeve kompetente shtetërore që të reagojnë urgjentisht ndaj raportimeve të fundit për vendosjen e mjeteve shpërthyese në institucionet arsimore dhe të tjera.

In : Aktuale

Loading...
loading...