
Kosovare Asllani është zgjedhur ‘Futbollistja e Vitit’ në Suedi.
Diaspora kosovare, vazhdon të ngrejë lartë e më lartë emrin e Kosovës.
Është tani Kosovare Asllani, që ka regjistruar një tjetër të arritur të madhe në karrierën e saj.
28 vjeçare, është zgjedhur ‘Futbollistja e Vitit’ në Suedi, të cilin vend edhe e reprezenton në arenën ndërkombëtare.
Asllani në karrierën e saj ka qenë pjesë e PSG-së dhe Manchester Cityt, ndërsa nga viti 2017 luan te Linkopings./Lajmi.net/