Rajoni

Kreu marrëdhënie me lopën, e pëson keq kosovari në Zvicër!

Para gjykatës kantonale të Sant Gallenit, kosovari 60 vjeç e pranoi veprën jo të zakonshme që ka kryer. Ai ka pranuar se ka kryer seks me një mështjerrë disa herë
Gjykata e bëri fajtor jo vetëm për mizori ndaj kafshëve, por edhe shkelje për veprën penale, që është cenimi i pronës private, kjo pasi natën disa herë është futur në stallën e bujkut.

Bujku në momentin kur ka vërejtur se gjërat në stallën e tij në mëngjes nuk janë ashtu siç i kishte lënë në mbrëmje, vendosi video-kamerat ku edhe dokumentohet vepra makabre e këtij kosovari.

Para gjyqit kosovari 60 vjeç e pranon se ka bërë seks 3 herë radhazi me një mështjerrë. Prokurori kërkon që kosovari të dënohet me 12 mijë e 500 franga, përcjell Gazetametro.net.

Duke pasur parasysh të dhënat penale – si dëmtimin e pronës dhe ngacmimi seksual – nuk vjen në fjalë ndonjë dënim me kusht. I akuzuari nuk është duke punuar për 20 vjet dhe merr një pension invalidor. Në gjykatë, ai u shfaq i penduar.

“Unë kërkoj falje për atë që kam bërë. Unë nuk mund të shpjegoj se si mua më ka ndodhur diçka si kjo”, citohet të ketë thënë në letrën e përditësuar. Vendimi i gjyqit pritet të merret sot.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button