Njërëzimi është në hall nga servilë dhe butakë, ngase ato shafqen sikurse skërrajat pas shiut, hulumtojnë sikurse bushtrat kontenjerëve të partive politike!
Në këtë shënim, nuk e kam idenë që të shqetësohem për veprimet e tyre, por këtë po e bëjë për ti “dekoruar” me mirënjohje “halet e miletit” për veprimet e tyre më shumë se meskine në dëm të të gjithëve!
Ky është stili i të pacipëve, atyre që nuk kanë busollë koke:
-Shaj e shaj, natë e ditë BDI-në dhe një ditë e sheh të ngritur në hale, “profesor” në universitet; të mënçur sa nuk e bën nëna; ligjërues, “studjues” dhe atë i “klasit të parë”!
Pse ju që shani dhe kurrë nuk votoni BDI-në llomotitni me stil turku |
-BDI na pengon, BDI na shatazhon, BDI na diskriminon, BDI na dënon,kurse BDI për ju bën të kundërtën:
-Ju ngrit pa merita, ju avanson, ju mbështet me projekte gjithandej ministrive, me theks të veçantë në Ministrinë e Kulturës!
Kjo ndodh për arsye shumë të qarta, sepse ju meskinë përpara këtyre instutucioneve bëni rolin e servilit, bëni rolin e lajkatarit, bëni lojën e xhuxhit, bëni lojën e atdhetarit, bëni lojën e humanistit, në fund bëni lojën e dreqit “shqiptar”!
Megjithkëtë, as që çajë kokën se çka bëjnë partitë politike, por të ngritin analfabetët në shkallë universitare, ky është show më i lavdëruar i ditëve tona!
Dritëro ZEQIRI MAQEDONIASHQIPTARE.COM