KUJDES NGA E KEQJA

Nga Belqia Ziba

KUJDES NGA E KEQJA
(nga shtëpitë publike mediatike të degjenerimit masiv të shoqërisë)

Në Kosovë e në Shqipëri po rifillojnë sërish BBV-të dhe shtëpitë e tjera të ngjajshme të këtij soji, por të gjitha shtëpi publike mediatike të degjenerimit masiv të shoqërisë.

Mos e humbni së koti dhe mos e çoni dëm kohën tuaj! Qëllimi i tyre është i qartë! Duan që ta shkatërrojnë digën e fundit mbrojtëse të shoqërisë së shëndoshë, vlerën më të shtrenjtë-FAMILJEN! Pra, mos dëgjoni dhe mos shikoni gjëra të pavlera, sjellje të pahijshme! Drejtëpërdrejtë e për çdo ditë, me orë të tëra në TV-të e në portale na e servojnë të keqen si dukuri normale: eskortat, “yjet”e filmave për të rritur (siç u thonë sot të përdalave dhe të përdalurve), intrigat, imoralitetin, fjalor rrugaçërie, drogaxhinjtë, parazitët…!
E nesër po aty pirjen e marihuanës dhe marrjen e drogave do ta paraqesin si diçka normale. Marrëdhëniet intime do ti bëjnë publike dhe do na i arsyetojnë si trend “modern“! Do na e shesin si “vlerë” të qënurit pjesëtarë të LGBT-së, si dhe me pompozitet do i festojnë edhe martesat e tyre të së njëjtës gjini! E nga këto “çifte” vetëm fëmijë nuk mund të ketë, d.m.th. se me LGBT-në dhe me pjesëtarët e tyre ndërpritet vazhdimësia e jetës njerëzore në tokë- vdes jeta!
T’i thirrim mendjes dhe mos t’ja hapim derën me dorën tonë të keqes në shtëpitë tona. NDAL degjenerimit moral të individit dhe të shoqërisë nëpërmjet këtyre emisioneve!
Të ruajmë veten, fëmijët dhe familjet tona! E keqja dhe e mira nuk vijnë vetvetiu! Ato janë përzgjedhja jonë dhe vijnë si rezultat se në cilën prej këtyre të dyjave e bëjmë investimin tonë. Fëmijtë edukohen dhe marrin nga prindërit vetëm atë që e vërejnë te ato, jo fjalët! Do të sillen ashtu siç sillen ato, e marrin atë që punojnë e siç veprojnë prindërit.
Mos identifikohuni me këto “banorë” të këtyre shtëpive. Mos bjerni aq poshtë…dhe mos humbni kaq shumë nga personaliteti juaj! Merruni me punë dhe aktivitete të dobishme për veten dhe familjen tuaj. Këto shtëpi degjeneruese mos i ushqeni duke i shikuar dhe duke i dëgjuar. Pra mos i shiqoni e mos i dëgjoni, mos shkruani për to dhe mos i komentoni ashtu që të mos e helmoni shpirtin tuaj. BOJKOTOJINI…! Fare të mos i ndiqni e të mos ju interesojnë programet e shtëpive të tilla publike mediatike të degjenerimit masiv të shoqërisë!StrugaLajm

Livadhi, Strugë
25.10.2024

In : Aktuale

Loading...
loading...