KUR DO TË BËHET MË MIRË ose SI TË ARRIHET NDRYSHIMI…?!

Nga Belqia Ziba

Në një ajet të Kur’an-it Fisnik, Zoti i Vetëm – Allahu i Madhërishëm thotë: “Një populli do t’ja ndryshojmë gjendjen e tij (për të mirë), atëherë kur ai popull do të filloj që ta ndryshoj vetveten”. Por, si e kuptojmë këtë udhëzim nga Krijuesi ynë? Si do ta ndryshojë një popull vetveten ?! Që të vijë ndryshimi te një popull, duhet që ai të mos kërkohet së pari te tjetri. Por të fillojë nga vetvetja, me çdonjërin prej nesh në veçanti dhe atë drejt vlerave dhe pasurisë së vërtetë.StrugaLajm

Pasuri janë vlerat e përherëshme si edukata dhe sjellja e mirë, të qënit njeri puntor, arsimimi cilësor, dija, morali i fortë, përkatësia kombëtare dhe gjuha e nënës, si dhe besimi në Zot! Këto vlera, paraqesin pasurinë e vetme që i bartim me vete kudo që shkojmë e kudo që jemi. Përveç njërës pasuri tepër të vlefshme e që s’mund ta marrim me vete, të jetuarit në vatanin tënd dhe në trojet e të parëve!

Një person duhet të flakë tutje mendjemadhësinë, egon(unin), mllefin dhe lakminë si sëmundje të zemrës dhe si armikun më të madh të vetvetes! Të mos e keqpërdorë profesionin dhe pozitën, ashtu që as të mos e kërkojë dhe as të mos pranojë ta marrë atë që nuk i takon- të mos korruptohet. Të mos luajë lojëra të fatit si kumar-bixhoz, baste sportive, kazino e tj. Të mos bëjë dhëniemarrje të parave me fajde, të mos përdor drogë dhe as që të bëj shitblerjen e saj. Të mos pij alkool, të mos bëjë imoralitet, të mos adhuroj idhuj, të mos merret me fall e me magji. Të mos merret me shpifje e as me thashëtheme. Të mos gënjejë, të mos vjedhë, të jetë shumë i matur në dhëniemarrjen e borxhit dhe kthimin në kohë të tij. Të jetë i kujdesshëm në dhënien e premtimeve dhe përmbushjen e tyre e tjerë! Vetëm mësimet, këshillat dhe udhëzimet e lartëpërmendura të dhëna nga Krijuesi për krijesën e tij- njeriun, janë të përsosura në rregullimin e raporteve njerëzore dhe shoqërore. Këto udhëzime e këshilla (dhe assesi jo ato të krijuara nga njeriu, qoftë edhe nga ai më i dituri) paraqesin një digë të madhe mbrojtëse nga veset e këqia, nga rruga e keqe dhe nga dështimi i njeriut në jetë. Sepse e keqja dhe e mira nuk vijnë vetvetiu! Ato janë çështje e përzgjedhjes sonë individuale dhe të investimit në të keqen ose në të mirën! Pra, duke e ndryshuar fillimisht vetëveten në një personalitet që udhëhiqet me urtësi e vepron me drejtësi, ne do të jemi të devotshëm dhe shëmbëlltyrë. Dhe vetëm atëherë, me këmbëngulësi mund t’a kërkojmë ndryshimin së pari te fëmija e familja jonë dhe më pas te të tjerët! Ndryshimi i çdonjërit nga ne sjell rrjedhimisht deri te ndryshimi pozitiv i një numri shumë më të madh të individëve! StrugaLajm

Kjo rrugë pra, paraqet fillesën e duhur e ndryshimit të kërkuar të një populli dhe është përgjigje në pyetjen e lartëparashtruar! Por, si shoqëri dhe si popull fatkeqësisht sot jemi shumë larg asaj që të fillojmë ta bëjmë ndryshimin. Kjo nënkupton se edhe për gjatë kohë gjendja jonë do të vazhdojë të jetë shumë e rëndë! Një thënie edhe pse përdoret për të përcaktuar gjendjen e një individi, mendoj se vlen edhe për popullin, pra: “Një popull e meriton gjendjen në të cilën ndodhet”!

Strugë, 20.06.2022


Loading...
loading...