Kurir: Arrestohet këshilltari i Venko Filipçe, kapet me drogë?!

Dje, Infomax raportoi për një person duke u kënaqur me opium në qendër në Shkup, i cili u arrestua gjatë ditës në Parkun e Qytetit të Shkupit pasi iu gjet marijuanë. Te shkupjani i cili për një moment ka dëshiruar të ndjehej sikur të ishte në “Hollandë”, gjatë një kontrolli policor, është konstatuar se ka poseduar lëndë të paligjshme narkotike, shkruan Kurir.mk.

Sipas këtij portali, bëhet fjalë për Gorjan Gilevski, i punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë, më saktë te Kabineti i Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe. Gilevski me 01.02.2020 në orën 17.00 në City Park pasi i gjendet marijuanë ka përunduar në stacion policor, dhe pas dokumentacionit të plotë të çështjes, kundër tij është ngritur procedurë adekuate, njoftoi MPB.

Edhe ish-deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski, u filmua duke porositur (për të cilin shumë menduan se ishte kokainë), dhe vetë Bogoevski pranoi se ishte një vaj “vendas” kanabisi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...