Kush i merr vendimet në familjet shqiptare, burri apo gruaja?

Në familjet shqiptare vendimet me më shumë peshë i marrin burrat. Sipas sondazhit të bërë nga Barometri në ”Euronews Albania”, 17.6% e të pyeturve mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin burrat.

Vetëm 11.1% mendojnë se këtë vendim e merr gruaja. Por një numër i madh shqiptarësh mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin të dy njësoj. Ndërsa kur vjen fjala tek arsimimi i fëmijëve, është gruaja e cila merr më shumë vendime me 21.1% dhe burrat me 10.1%. Ndërkohë, që 67.4% e shqiptarëve mendojnë se për arsimimin e fëmijëve vendosin të dy.StrugaLajm

Gruaja në familjet shqiptare ka peshë më të madhe lidhur me blerjen e ushqimeve dhe rrobave me 47.4% dhe burri vetëm 8.7%. Ndërsa, 43.6% e shqiptarëve mendojnë se janë të dy që vendosin.

Sipas këtij sondazhi, babai është përgjegjës për disiplinimin e fëmijëve me 63.8% dhe vetëm 34.5% mendojnë se përgjegjëse është nëna.StrugaLajm

Shqiptarët i ndajnë sipas gjinisë edhe edukimin e fëmijëve duke thëne se djemtë duhet të edukohen nga babai dhe vajzat nga nëna me 44.8%. Ndërsa, 34.4% e të pyeturve janë nuk janë dakord me këtë ndarje.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.


Loading...
loading...