Kush ishin struganët që kërkuan bashkimin kombëtar në vitin 1983 (Retro)

Një nga ngjarjet që tronditi pushtetin e atëhershëm komunistë jo vetëm në Maqedoni por edhe në Jugosllavi mund të llogariten edhe ngjarjet e 26 marsit të vitit 1983 në qytetin e Strugës kur një grup të rinjësh nxënës të shkollës së mesme akoma pa mbushur 18 vjet shpërndan trakte ku kërkohej Kosova Republikë dhe bashkimi kombëtar.Ishte një nga ngjarjet që bëri jehonë të madhe atëkohë,sepse pushteti i kohës po shijonte kulmin e supermacisë ndaj shqiptarëve pas demostratave të vitit 1981 ku tashmë të gjithë ata që nuk mendonin si pushteti dhe ishin pro kauzës shqiptare do të vuanin diferencimin,burgosjet,dhunën dhe shpërnguljen.Agni Dauti një nga të rintë e këtij grupi bashkë me Medi Halimin Murat Lumanin dhe Idri Mucën ishin protagonistët që mbuluan Strugën me trakte më 26 mars të 1983 ku këtij pushteti i kërkohej hapur bashkimi kombëtar dhe Kosova Republikë.Zgjodhëm t’i shpërndajm traktet ditën e shtunë si ditë tregu për të patur një efekt më të madh, tregon ish i burgosuri politikë Agni Dauti .’’Demostaratat e para studentore të 26 dhe 27 marsit të vitit 1981 në Prishtinë nuk do ti gjente duarkryq dhe shqiptarët e ish RSFJ kudo që ishin. Shqiptarët do ti kundërveheshin si një trup i vetëm shovinizmit sllavë të kohës. Ne do të luftonim me të gjitha forcat që kishim, për ti fituar të drejtat e plota kombëtare sikurse i kishin dhe kombet të tjera në ish RSFJ. Shtypjen, padrejtësinë, pabarazinë e kishte shum vështir ta pranonte forca motorrike e shoqërisë Rinia’’thotë ai.

Si u formua grupi

Medi Halimi nga f. Kalisht në moshën pesëmbëdhjet vjeçare, i cili kaloi kufirin në mënyr ilegale për në Shqipëri, dhe qëndroj atje rreth një vjet. Por ky qëndrim atje do ti mjaftonte të frymëzohej, edukohej, forcohej, arsimohej, dhe ti vinte vetes barrën aktive që të merret me aktivitete kombëtare deri në çlirimin përfundimtar të kombit. Pas kthimit nga Shqipëria ky duhej të kryente obligimin për betimin që ja kishte dhën vetes. Bashkë me Murat Lumanin marrin insiativën e krijimit të grupeve të fsheta në formë të tresheve, formë organizative që Mediu i kishte mësuar dhe kalitur gjatë qëndrimit në Shqipëri. Kjo formë organizative sillte efektivitet të shpejt në shtrirjen e masave të gjëra popullore si në mesin e studentëve dhe nxënësve. ‘’Pas disa bisedave të bëra me Muratin këtë organizim do da përqafonim unë Agniu, shoku jonë Idri Muça nga Veleshta si shum shok të tjerë, si organizim shum përparimtar dhe kombëtar për kohën. Pas disa konsulltimesh, ramë dakort për veprimet që duheshin bërë në periudha të caktuar. Organizimi, fshehtësia, vigjilenca, disiplina duheshin të jenë primare. Në një takim tjetër, morëm vendim që ne duheshte të shënojm mbajtjen e dyvjetorit të demostratave studentore, Forma si, ku, çfar mbaheshte në fshehtësi ne dinim vetëm orën e takimit dhe vendin. Nata e Shtunë ishte dita e takimit dhe tregu i gjelbër në qytetin e Strugës. Ky veprim u bë për dy arsye: E para sepse ditën e nesërme në Strugë, ishte ditë tregu dhe një ngjarje e tillë e jashtzakonshme për këtë qytet do të kishte jehonë të madhe. Dhe e dyta, se dita e 26 marsit përkonte me dy vjetorin e mbajtjes së demostratave studentore në Prishtinë. Dhe ashtu ndodhi, parrullat i shkruajtëm rreth objekteve të tregut të gjelbërt si dhe në disa rrugica afër tijë. Parrullat kishin këto përmbajtje: KOSOVA REPUBLIKE, RROFT BASHKIMI KOMBETAR.Kurse pamfletet u shpërndanë në brendësi të tregut të gjelbërt dhe një pjesë i ngjitëm në muret dhe shtyllat e betonit të tregut’’tregon Dauti.

Cfarë ndodhi pas shpërndarjes së trakteve me grupin

Ngjarja e Strugës për pushtetin e atëhershëm ishte një sinjal se situata po u del nga kontrolli gjë që vuri në veprim të gjithë mekanizmat për zbulimin e autorëve që hodhën traktet në Strugë.Dauti tregon se pushteti arriti t’i zbulojë vetëm pas një muaji duke i burgosur të katërt protagonistët edhe pse akoma ata ishin në moshë minorene.’’Për një muaj me radh të gjithë mekanizmat e shtetit të kohës u vunë në veprim për të zbuluar autorët e shpërndarjes së trakteve.Por zbulimi i grupit ndodhi vetëm pas një muaji sepse organet e brendshme në bashkëpunim me shkollën arritën të dallojnë shkrimin sepse parrullat ishin shkruar me shkrim dore.Atëkohë shkolla e dirigjuar edhe nga policia zhvilloi disa testime me shkrim gjë që i qoi deri te identifikimi .Pas këtij zhvillimi të katërtë anëtarët e grupit u dënuam dhe vuajtën dënimin në burgun e Idrizovës edhe pse disa akoma nuk kishin mbushur moshën madhore’’thekson ai.

përmbajtja e pamfletit ishte:StrugaLajm

K E R K E S E- TRAKT
Kërkesat e popullit Shqiptar
– Kërkojmë të drejtat tona të cilat na takojnë që i kemi fituar me gjak.
– Duam dhe na takon, që gjuha shqipe të flitet në çdo institucion shtetëror dhe çdo dokument zyrtar ta kemi në gjuhën tonë.
– Kërkojm lirimin e vëllezërve tanë të burgosur nga burgjet të cilët ju i keqtrajtoni deri në vdekje.
– Kërkojm punësimin e vëllezërve tanë që kan diplomuar në univesitetin e Prishtinës.
– Në shkollat shqiptare kërkojm profesor shqiptarë jo ato që flasin gjuhën sllave.
– Nuk i duam profesorët si Steriova, Vlado të cilët janë armiqë të përbetuar të kombit shqiptar.
– Nuk duam të jemi të shpërndar nëpër republika artificiale, siç janë Maqedonia dhe Mali i Zi.
– Duam të jemi të bashkuar në Republikën e Kosovës e cila është e larë me gjakun e shqiptarëve.

,, SHQIPTARET”

Murat Lumani dhe Agni Dauti


Medi Halimi

Idri Muça

In : Aktuale

Loading...
loading...