Kush ishte Daut Zeqiri veprimtari i palodhur i shqiptarisë

E nderuara dhe shumë e respektuar famije e Daut Zeqirit, të nderuar bashkëluftar, institucione lokale dhe qendrore, ju pjesëmarrës të respektuar.
Jam i priviligjuar që sot para jush të ndaj, pjesë e kujtime nga veprimtaria e bujshme kombëtare për një atdhetar, që tërë jetën i’a kushtoi lirisë së mbarë trojeve kombëtare.

Po kush ishte Daut Zeqiri ?

U lind në fshatin Shëmshovë, me 21 shtatorë të vitit 1951. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tetovë.
Në vendet ku jetonte, që në moshë të re, Dauti shfaqi interes për gjendjen e përgjithshme të popullit tonë dhe ishte i interesuar të merte pjesë në ngjarjet dhe organizime të caktuara, për të dhënë kontributin e tij modest për avancimin dhe senzibilizimin e çështjes tonë kombëtare.

Një nga ngjarjet që zgjoi ndjenjat kombëtare tek ai, ishte ajo e vitit 1968, kur patriotët shqiptar ngritën flamurin kombëtar në qendër të Tetovës.

Kjo ngjarje la gjurmë në mendjen e tij dhe ai filloi të mendoj për tu kyçur në grupet që punonin e vepronin për çështjen kombëtare.

Gjatë përpjekjeve të vazhdueshme të tij për të qenë aty ku e kërkonte nevoja, ai fatkeqësisht ra në sytë e pushtetit të asaj kohë, i cili u bë pengesë jo vetëm për veprimtarinë e tij, por edhe në punët e përditshme.

Duke e parë të nevojshme se ka obligime edhe ndaj familjes, Dauti në vitin 1979, u detyrua t’i shmanget syrit të pushtetit dhe të filloi me punë në Kaçanikl, në fushën e gastronomisë, por gjithmonë pa harruar qëllimin kryesor, që kishte për çështjen kombëtare.

Nërkaq, më vonë u transferua në zonën e Drenicës, duke vazhduar me punë, po ashtu në gastronomi, dhe krahas punëve të përditshme, për të vazhduar në përmbushjen e misionit që kishte para vetes.

Si shumë patriotë shqiptarë, preferonte të krijonte miqësi dhe lidhje të reja me qëllim që të jetë pjesë e ngjarjeve që do të pasonin me vonë.

Në Drenicë kishte arritur të vendoste kontakte me aktivistë, duke u njohur me Azem Sylën (daja) dhe Gani Sylën.
Nuk vonoi shumë nga njohja mes tyre, dhe disa prej veprimtarëve kryesor në mesin e tyre edhe Azem Syla dhe Gani Syla, u burgosën nga pushteti okupator.

Daut, edhe pse tani u gjend në një situatë të vështirë, vazhdoi me perpjekjet e tij për të plotësuar boshllëkun që ishte krijuar.

Ndërkohë të që; Azem Syla lirohet në vitin 1987, dhe bashkë me Dautin, vazhduan aktivitetin aty ku e kishin lënë, duke vizituar pjesë të ndryshme të Kosovës, për të takuar dhe biseduan me shumë veprimtarë.
Gjatë vitit 1988, gjendja në Kosovë, sa vinte e keqësohej dhe çdo ditë e më shume shtohej dhuna si dhe arrestoheshin; jo vetëm aktivistë të lëvizjes për çlirim, por edhe qytetarë të pafajshëm, duke e vështirësuar në skajshmëri jetën në të gjitha drejtimet e saj.

Si pasojë e kësaj situate filloi një fazë tjetër e rezistencës kundër pushtuesit. Ndoshta ky është edhe viti kur pushtuesi filloi të frikësohet dhe të nuhasë humbjen e Kosovës, prandaj e shtoi dhunën dhe përndjekjet, duke hequr edhe ato pak të drejta që i kishin fituar shqiptarët e Kosovës, përfshi këtu edhe suprimimin e autonomisë.
Në këtë periudhë me kerkesë të Azem Sylës, Dauti filloi të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me grupet tjera që vepronin në Tetovë, Kërçovë dhe në disa pjesë tjera të Maqedonisë, të cilat punonin për furnizim në sektorin e Logjistikës.

Në vitn 1993, në kuadër të përgatjeve për rezistence te armatosur: Daut Zeqirit, Zemri Qamili dhe Azem Syla, realizojnë një aksion, duke marrë një kontigjent me armatin te grupi i Kërcovës, si: Beqir Limani, Fikri Amet, etj., dhe e sistemojnë në Bozofcë, ku pastaj, Nait Hasani me njësitin e vet e trasportojnë në Kosovë,
Kjo vijë e furnizimit ishte shumë aktive, deri kur në; Maqedoni, ndodhi afera e armëve.
Në këtë kohë, u burgosën aktivistë nga Maqedonia, dhe nga Kosova. Gjatë kësaj kohe; Azem Syla, largohet nga Kosova dhe fillimisht vendoset në shtëpinë e Daut Zeqirit në fshatin Shemshovë të Tetovës, ku qëndroi një periudhë të caktuar, dhe pastaj u nis në drejtim të Shqipërisë.
Të nderuar pjesëmarrës,

Në vitin 1994, Dauti shkoji në Tiranë dhe takohet me Azem Sylën dhe disa shokë tjerë, ku biseduan për organizimin dhe mobilizimin sa më të gjërë, brenda dhe jashtë trevave shqiptare për të ndihmuar luftën e UÇK-së, kundër pushtuesit.
Pas këtij takimi, Dauti kthehet në Kosovë, ku njihet me Xheladin Gashin-Plakun,Selman Krasniqin dhe Hysen Zogianin, për të vazhduan aktivitetet.StrugaLajm

Në fund të vitit 1997, Selman Krasniqi, Hysen Zogiani dhe Daut Zeqirin udhëtojne për në Kukës, për ti takuar anëtarë e Shtabit të Përgjithshëm si; Azem Sylën, Jashar Salihun, Rexhep Selimin, Hamëz Morinën, etj.
Qëllimi i këtij takimi ishte, që edhe grupi i tyre të kalojnë në pjesën e uniformuar të UÇK-së, mirëpo nga Shtabi marrin përgjigje të prerë, se UÇK-ja ka nevojë, që të vazhdohet veprimtaria në Kosovë dhe Maqedoni, edhe në këtë formë, që po bënte Dauti.

Pas qëndrimit në Kukës, grupi kthehet në Kosovë për të vazhduar më tej, ku pas disa aktiviteve; në korrik të vitit 1998, Hysen Zogjani kidnapohet nga bandat paramilitare serbe dhe sot e asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Në fund të muajit gusht, pas kthimit në Maqedoni, Dauti arrestohet dhe me procedurë të pershpejtuar dhe pa fakte dënohet me 5 vite e gjysëm burg dhe dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun famëkeq të Idrizovës.
Mirëpo, në mungesë të fakteve me vendim të Gjykatës së Apelit, pas tre muajsh, më 21 dhjetor 1998, lirohet nga burgu.
Pas lirimit; Dauti, përsëri i’a filloji punës për të ndihmuar UÇK -në.
Në këtë periudhë vendos kontaktet me Bilall Cekën, i cili vepronte me grupin që ishte i ndërlidhur me brigadën 162 “Agim Bajrami”, ku edhe me këtë rast, Dauti shprehur gadishmëri për të vazhduar angazhimin për çështjen kombëtare.

Gjatë angazhimeve të tij, vlenë të prezantohen disa nga ngjarjet që kanë qenë shumë të rëndesishme dhe të nevojshme për çështjen në përgjithësi.
Në mesin e janarit 1999, nëpërmjet organizimit të Daut Zeqirit, Zemri Qamili, Arif Sabriu, Jahush Zeqiri, etj., që vepronin në formë të organizuar në kuadër të UÇK-së, u realizua pritja dhe përcjellja e komandantit të Shtabit të Përgjithshëm; Azem Syla.
Ky organizim u realizua në bashkëpunim me: Bilall Cekën, Rushan Ceka, Feti Dalifi, si njësi vartëse e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe në bashkëpunim me njësitet e Brigadës 162 ‘’Agim Bajrami, në krye me Ilaz Ceka-kom.Qorri.

Në mars të vitit 1999, pas përfundimit të fazës së parë të bisedimeve në Rambuje, Daut Zeqiri u angazhua nga SHP i UÇK-së për të siguruar kalimin e delegacionit të UÇK-së në krye me; Hashim Thaçin,Kadri Veseli, Dilaver Gochaj nëpërmjet Maqedonisë për në Kosovë.
Këtë detyrë; Daut Zeqiri, do ta realizonte me shumë sukses prej fshatit Fijerishtë të Strugës, në bashkëpunim me veprimtarin; Murat Lumani, e deri në Shemshovë të Tetovës, dhe pastaj nëpërmjet njësiteve të Brigadës 162, u bë kalimi për në Kosovë.

Pas nënshkrimit në Rambuje nga delegacioni i Kosovës, ku një pjesë e ketij delegacionit, si: Hashim Thaçi, Agim Çeku, Ramë Buja, etj., duhej të ktheheshin në Kosovë, prej Shqipërisë, nëpërmjet Maqedonisë, kurse për kthimin e delegacionit për kontakt ishte caktuar Gjenerali Xheladin Gashi-Plaku, ndërsa Dauti, njekohesisht mbante kontakt edhe me Hysni Sylën dhe Shkëlzen Dollapin.
Plani ishte që delegacioni të kalojë nga Shqipëria përmes fshatit Fijerishtë të Strugës për në Veleshtë nën organizimin e Murat Limanit dhe shokëve të tij. Organizimin për përcjelljen e delegacionit për në Kumanovë e kanë realizuar Murat Limani, me grupin e tij, në bashkëpunim me: Daut Zeqirit, Zemri Qamilin dhe të tjerë.

Kalimi për në Gjilan ka qenë i pamundur, ndersa delegacioni vendos që, kalimin ta bënte nëpërmjet fshatit Radushë, ku janë pritur nga Rafiz Haliti-komandant Msuesi, i cili bënë organizimin në bashkëpunim me brigadën 164 „Gafurr Loku“ për kalimin në territorin e Kosovës.

Pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s dhe fillimit të hyrjes së trupave të saj në Kosovë, Hashim Thaçi, në kthim nga Brukseli, qëndroi në shtëpinë e Daut Zeqirit, dhe gjatë disa ditëve sa qëndroi në Maqedoni, u takua me krerët e Qeverisë së Maqedonisë.
Me përfundimin e Luftës në Kosovë dhe suksesit të UÇK-së, Daut Zeqirit i‘u plotesua dëshira që kishte për çlirimin e Kosovës dhe kështu kontributi i tij u bë realitet dhe kjo i mjaftoi që; Çlirimin e Kosovës, ta sheh dhe ta përjeton si fryt edhe të kontributit të tij.

Daut Zeqiri nuk e ndali aktivitetin këtu, por vazhdoi të mbështeste grupet e sapoformuara të Maqedonisë, duke ju qënduar afër deri në fund.

Ai ka ndihmuar në shumë drejtime, sidomos duke i shfrytëzuar kontaktet me Kosovë, ka dhëne një kontribut të madh që Ushtria Çlirimtare Kombëtare të arrijë suksese të njëpasnjëshme në betejat ushtarake e politike gjatë vitit 2001.
Si shumë bashkëveprimtarë të tjerë, Daut ka merita të mëdha për kauzën gjithëkombëtare, prandaj ai për ne, ka qenë dhe do të mbetet një nga figurat që la gjurmë në historinë e re të shqiptarëve.

Për kontributin e dhënë; Daut Zeqiri është dekoruar për merita të veçanta nga Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi.

Ai ka qenë një udhërrëfyes nga i cili kemi mësuar shumë dhe gjithmonë do ta kujtojmë me dhimbje e krenari.

Lavdi jetës dhe veprës së Daut Zeqirit!
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

In : Aktuale

Loading...
loading...