Kush po luan me zjarrin në Maqedoni?!
Kuvendi një kohë të gjatë është ngatërruar në diskutimet maratonike procedurale. Udhëheqësia e VMRO-së me ngulm kërkon zgjedhje të reja, ndërsa LSDM tenton formimin e qeverisë së re. Institucionet gjenden nën trysni të fuqishme, ndërsa një pjesë e qytetarëve prej një muaj po dalin në rrugë dhe japin mbështetjen iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”.
Këtu dhe parashtrohet teza nëse kriza politike mund të shndërrohet në konfrontim të hapur, eskalim të dhunës apo luftë civile?!
Profesori për siguri Cane Mojanoski konsideron se situata e sigurisë në një shtet mund të eskalojë vetëm në rast të mosfunksionimit institucional dhe kjo po i ndodhë Maqedonisë.
Ndërkohë, ish drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Goran Mitevski thotë se siguria në vend është stabile, por e pasigurt.
“E domosdoshme është që gjitha partitë politike të ftojnë në ndërperjen e protestave dhe zgjidhjen e krizës në Parlament”, ka thënë Mitevski, ndërsa njofton gazeta Slloboden peçat në tekstin e saj të zgjeruar lidhur me krizën momentale politike dhe nga mund të shpie ajo.