Ky është rrjeti i bashkëpunëtorëve të agjentit serb në Shkup

Përveç takimeve në Shkup, kryesisht në kafeterinë “Forca”, Zhivaljeviq takimet me persona nga Maqedonia i zhvillon edhe në Beograd dhe Nish. Raporti për profilin dhe punën e tij të përgatitur nga Drejtoria e Analitikës pranë Byrosë për Siguri Publike tregon se në rrjetin e bashkëpunëtorëve të Zhivaljeqit ka mjek, avokat, biznesmenë, punonjës të policisë, gazetarë e deri politikanë…

Oficeri serb i Agjencisë Informative Serbe (BIA), i akredituar si këshilltar i ambasadës serbe në Shkup, Goran Zhivaljeviq duket të ketë patur rrjet të madh kontaktesh dhe bashkëpunëtorë në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA. Nga mjek, avokat, biznesmenë, punonjës të policisë, gazetarë e deri politikanë, Zhivaljeviq në më shumë raste ka tejkaluar detyrat e tij zyrtare, ndërsa ka punuar dhe me njerëz të nëntokës si maqedonase, ashtu edhe serbe. Raporti analitik për profilin e tij të përgatitur nga Drejtoria e Analitikës pranë Byrosë për Siguri Publike, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta KOHA, tregon se përveç përcjelljes së aktiviteteve në terren, Zhivajeviqit i janë përgjuar edhe dy numrat e telefonit – njëri operator maqedonas dhe tjetri nga operator serb.

Madje, janë përcjellë dhe kontaktet e Zhivaljeviqit, struktura të njohura të nëntokës serbe dhe agjentë të shumtë të BIA-s, të cilët, siç thuhet në Raportin e Drejtorisë për Analitikë pranë Byrosë për Siguri Publike, në Shkup kanë udhëtuar shpeshherë. Përveç takimeve në Shkup, kryesisht në kafeterinë “Forca”, ku Zhivaljeviq është mysafir i shpeshtë, kontaktet me persona nga Maqedonia i zhvillon edhe në Beograd dhe Nish.

Në ndërkohë, rrejti më i madh i bashkëpunëtorëve të tij vjen nga Kumanova, rrjet ky i krijuar me ndihmën e deputetit Ivan Stoilkoviq, kryetarit të serbëve të Maqedonisë. Madje, Raporti thekson se Zhivaljeviq ka pasur “kontroll” të tërësishëm të aktiviteteve të Stoilkoviqit në Maqedoni.

“Aktiviteti i diplomatit serb në Maqedoni, Goran Zhivaljeviq jo vetëm që nuk është kompaktibil me statusin e tij prej diplomati, por përbën shkelje në punkte brendshme të shtetit tonë.

Aktivitetet e anëtarit të BIA-s dhe oficerit të lidhjeve me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencinë për Zbulim, gjatë periudhës së kaluar ishin kryesisht  të orientuara drejt konsolidimit të pozicioneve dhe zgjerimit të rrjetit të tij agjenturor/bashkëpunues në vend. Po ky persoN, për një periudhë relativisht të shkurtër pas riardhjes me shërbim në vend i vazhdoi kontaktet me pozicionet e mëparshme dhe ka paralajmëruar aktivitete për formimin e një rrjeti të ri të kontakteve mes shtetasve maqedonas.StrugaLajm

Ajo që është interesante në veprimin e tij është orientimi i tij gjithnjë e më i madh drejt vendosjes së kontakteve me persona të kategorisë biznesmenë ‘të rinj’ që vijnë apo kanë relata të afërta me nëntokën kriminale, dhe që njëherazi po ashtu janë të afërt edhe me shtetas maqedonas që janë në pozita të larta në hierarikinë e sistemit institucional në shtet ose që janë pjesë e elitave të jetës publike”, thuhet mes tjerash në Raportin analitik për profilin e Zhivaljeviqit. Aktiviteti agjenturor i përfaqësuesit diplomatik serb në vend, thuhet më tej, përbën tejkalimin më drastik të kompetencave sipas të drejtës ndërkombëtare, gjatë përcaktimit të kufirit mes funksionit diplomatik dhe agjenturor.

“Në këtë aspekt mund të konstatohet se aktivitetet e diplomatit serb në Maqedoni dalin jashtë Kodit diplomatik të sjelljes dhe veprimit  dhe që janë jashtë detyrës së shërbimit diplomatik. Është evidente se me një veprimtari të tillë, Zhivaljeviq nuk i përmbahet të drejtës që i përcakton funksionin dhe në mënyrë të paautorizuar ndërhyn në shumë sfera të sistemit shoqëror-politik të shtetit. Të këtilla janë tentativat  e tij për të iniciuar aktivitete me të cilat direkt ose indirekt futet  në zonën e  ndërhyrjes në punët e brendshme të vendit, përmes peronave të tjerë të infiltruar me qëllim instalimin e tyre në strukturat më të larta shtetërore, ndikim të caktuar mbi proceset politike dhe në mediumet në vend, si edhe aktivitetin  e tij subversiv-propagandues kundrejt shtetasve të Maqedonisë, në kontekstin e një procesi të mundshëm destabilizimi të vendit”.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të Maqedonisë, Raporti konstaton se Zhivaljeviq të tërë aktivitetin e tij në Maqedoni e realizon sipas instruktimeve dhe në koordinim me BIA-n serbe. “Në këtë kontekst, si një zonë e veçantë e interesimit të agjentit serb në periudhën e fundit ishin tentativat për realizimin e aktiviteteve në ndihmë të shërbimit serb të zbulimit në drejtim të instalimit të tij në resorë individualë shtetërore, para së gjithash në MPB e RM-së dhe Agjencinë e Zbulimit.

Po ashtu, informacionet se bëhet fjalë për një diplomat në territorin e një shtetit tjetër ka ndërmarrë aktivitete që nuk përputhen me shërbimin diplomatik, përbën një bazë shtesë mbi të cilën mund të theksohet papranueshmëria e tij si diplomat edhe në territorin e Maqedonisë. Fondi i deritanishëm i të dhënave operative për veprimin e Goran Zhivaljeviqit kundrejt Maqedonisë krijon bazën për ndërmarrjen e masave për të ndaluar aktivitetet e përfaqësuesit serb të akredituar në vend, me qëllim mbrojtjen e interesave nacionale të Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në vlerësimin për punën e Zhivaljeviqit, raport ky që tashmë i është dorëzuar të gjitha institucioneve të sigurisë në vend.

In : Aktuale

Loading...
loading...