Ky Golf 6 momentalisht shitet 10 mijë euro në Maqedoni , pas vitit të ri do të kushtojë vetëm 5 mijë
Pas vitit të ri, çmimet e veturave dizel do të ulen deri në 50 për qind, paralajmërojnë mediumet evropiane. Kjo për shkak se veturat dizel dal ngadalë do të largohen nga rrugët e vendeve të BE-së, shkruan Gazeta Lajm. Iniciator i kësaj ideje është Gjermania, vendi më i fuqishëm ekonomikisht në Bashkimin Evropian, i cili i ka shpallur luftë ndotjes së ajrit.
Kështu, gjykata në Shtutgart, qyteti ku është sea e Mercedesit dhe Porshesë, ka vendosur që nga 1 janari 2018 të ndalohen “dizelashët” në rrugët e këtj qyteti.
Këtë shembull pritet ta përcjellin edhe qytete tjera gjermane dhe në vende tjera të BE-së. Atëherë pritet që veturat që do të hiqen nga qarkullimi në Gjermani, të shiten masovikisht në vende ku ende nuk janë të ndaluara veturat dizel, që do të sjellë deri te rënië e çmimit deri në 50 për qind. Aq më tepër kur Gjermania jep subvencione për pronarët e veturave dizel, që kanë vendosur të heqin dorë prej tyre.
Nëse marrim si shembull këtë Golf 6- Dizel të vitit 2014, që është shpallur në Pazar3 se shitet për 10.800 euro. Nëse realizohen paralajmërimet e mediumeve evropiane, atëherë pas vitit të ri, çmimi i saj mund të bie deri në 5.400 euro.