BLENDI PETROL
Aktuale

Ladorishti,kujton masakrën fashiste

Me homazhe në varrezat e të rënëve dhe me një manifestim  modestë në prezencën e nxënësve,arsimtarëve dhe dhjetra banorëve të Ladorishtit dhe Strugës, përkujtohet masakra  e 28 tetorit të 1944 ,ditë në të cilën  84 banorë të këtij fshati u vranë barbarisht nga ushtria gjermane e stacionuar në Strugë në ditët e fundit të qëndrimit të nazi-fashistëve në këto anë. Përvec banorëve vendor, këshilltarit komunal nga Ladorishti Berat Kolonja, prezentë ishte dhe kreu i Këshillit të Strugës,Resul Kaba . Ladorishti ka qenë dhe mbetet një fshat i cili gjithmonë ka përqafuar vlerat e emancipimit dhe qytetërimit. Nga gjiri i këtij fshati kanë dalë plejada të tëra intelektualësh të të gjitha profileve: arsimtarë e profesorë, mjekë dhe inxhinierë, studijues e publicistë.Ladorishti numëron rreth 1200 shtëpi me mbi 4500 banorë, por për nga rëndësia dhe ndikimi padyshim është një nga lokalitetet më të rëndësishme të Strugës, si për të kalurën historike ashtu edhe për të tashmen.(Strugalajm.com)

 

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button