Lajm i mirë besimtarët :Arabia Saudite do të lejojë haxhillëkun këtë vit

 Arabia Saudite do të organizojë haxhillëk në Mekë këtë vit, por me kushte të posaçme, me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit, njoftoi sot televizioni shtetëror saudit.

“Mekanizmi dhe kushtet për mbajtjen e haxhillëkut do të publikohen më vonë këtë vit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Haxhillëkut.

Vitin e kaluar Arabia Saudite ka lejuar që një numër i kufizuar i besimtarëve të vijnë të përkulen në vendin më të shejtë mysliman. Këtë vit, haxhillëku duhet të mbahet nga fundi i korrikut.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...