Lajm për mërgimtarët: Shtrenjtohen taksat e rrugëve në Serbi për 12%

Taksa në autostradat e Serbisë prej sot do të jenë më shtrenjtë për 12 %, bëri të ditur ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë”.
Pagesa në autostradën Beograd – Nish varësisht nga kategoria e makinave dhe kamionëve, do të paguhet prej 3.8 euro për makinat, ndërsa deri në 45 euro për kamionët dhe autobusët.


Në autostradën Nish deri në Dimitrovgrad që shkon drejt Bullgarisë 1.7 euro, ndërsa 10 euro për kamionë dhe autobusë.
Në autostradën Beograd – Suboticë do të paguhet 2.7 euro për makina, ndërsa 29 euro për kamionë dhe autobusë.
Beograd – Shid do të paguhet 3,4 euro për makina dhe 21,4 euro për kamionë dhe autobusë.
Si dhe pagesa për autostradën nga Nishi deri në Preshevë 5 euro për makina si dhe 30 euro për kamionë dhe autobusë. Ndërsa nga Lig deri në Prelinë do të kushtojë 1.3 euro për vetura dhe 7.7 euro për mjetet e rënda transportuese. StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...