Lavdrim Elmazi bashkë me Kasamin me mision në Slloveni

Bilall Kasami dhe kandidatët e Lëvizjes Besa për Kryetarë të Komunave Xhemil Çupi,Amir Elezi,Salatin Jusufi dhe Labvdrim Elmazi sonte udhëtojnë për në Slloveni për të takuar me ekspertë sllovenë të pushtetit lokal.

Qëllimi i takimi është shqyrtimi i mundësive për realizim sa më të shpejtë dhe efikas të projektit “Korabi 2025”.

Ky projekt parasheh investime qindramilionëshe në Komunat e Maqedonisë me shumicë shqiptare, kurse fokusi i tij është shfrytëzimi i pasurive të shumta natyrore.

Ekspertët sllovenë kanë përgatitur këtë projekt me kërkesë të Lëvizjes Besa, pasi kanë vërejtur se pasuritë natyrore dhe potenciali turistik që kanë komunat shqiptare në Maqedoni është i njëjtë me potencialet turistike të Sllovenisë, vend i cili prej turizmit përfiton miliarda euro për çdo vit.

Me realizimin e këtij projekti parashihen edhe mijëra punësime në komunat ku ai do të realizohet.

In : Aktuale

Loading...
loading...