Lebit Murtishi i drejtohet SHB të Kosovës:Kujdes, me Ali Ahmetin ai ha e pi me gjakatarët e popullit të tij

Lebit Murtishi

Pa titull…

Shoqata e te Burgosurve Politik te Kosoves, duhet te qartesoje pozicionin e vet, lidhur me ngjarjet e fundit, dhe jo vetem aq, ne te ashtuquajturen M.Veriore. Aty derdhet gjak shqiptari, aty denohen shqiptare te pafajshem me burgime te perjetshme, aty debohen shqiptaret nga vatrat e tyre si shqiptaret e Kosoves gjate sundimit nga pushtuesit serbe, aty perdoret dhune fashiste mbi protesruesit paqesore, dhe po aty, gju me gju me gjakataret, perafersisht dy dekada, ha e pi Ali Ahmeti, pine e hane e trashin qafat mbi tragjedine e Popullit Shqiptar – te perzgjedhurit e Aliut. StrugaLajm

Dhe i njejti person, me te njejten suite antinjerezore ne radhe te pare, pikerisht ne diten qe ishin paralajmeruar protesta kunder qeverise dhe kunder bashkeqeverisjes se tij ne nje qeveri fashizoide, ne vend qe te debohet nga kufiri, ndodhi e kunderta; u prit dhe iu krijua komoditeti, qe ate dite te pergjakshme, ta shnderroje ne dite feste… Dhe nuk duhet askush te preket nga ky akt i turpshem, perkundrazi, eshte çasti i fundit kur duhet te reflektoje secili, dhe lesecili te qartesoje pozicionin individual : o me popullin, o me qeverine fashiste, arne e se ciles eshte edhe grupi i ftuar ne Prishtine nga OBPK-es…Eshte burreri t’i kerkosh falje dhe t’i bindesh popullit tend, ai eshte mbi te gjithe individet dhe grupacionet e mbuluara me çfaredo pushteti dhe emri qofshin. Pra, le t’i bindemi vendimeve te tij…nuk ka pushtet qe mund te ngrihet mbi fatkeqesine e tij…

In : Aktuale

Loading...
loading...