Lehtësimi i masave do të varet nga numri i rasteve të reja sot dhe nesër

Të gjitha masat e deritanishme për mbrojtje nga korona virusi ngelen në fuqi. Nëse do të ketë lehtësim të masave, varet nga trendi i të të prekurve të rinjë nga Covid 19 sot dhe nesër, informon Zhurnal.

Ky është propozimi i Ministrisë dhe komisionit për sëmundje ngjitëse pas mbledhjes së djeshme, ku u shqyrtua për lehtësimin e masave.

Trendi i rasteve të reja me Covid 19 në dy ditët e ardhshme do të shqyrtohet me çka do të jepen propozime të reja në Qeveri për veprim të mëtutjeshëm lidhur me masat.

Nga Ministria apelojnë qytetarët të respektojnë masat, të respektojnë ndalesën për grupimin e më tepër se dy personave, të mbahet distancë 2 metra dhe të mbahet maskë mbrojtëse.StrugaLajm

Spasovski shprehet se qëndrimet e Qeverisë rreth masave bazohen në shkencë dhe kjo mendime të politikanëve. Shëndeti ynë siç shprehet ai, duhet të varet nga punonjësit shëndetësor.

Ai paralajmëroi se pas mbledhjes të komisionit për sëmundje ngjitëse, për masat do të debatojë edhe shtabi kryesor operativ, dhe në fund Qeveria do t’i marë vendimet.

In : Aktuale

Loading...
loading...