Liderët e opozitës shqiptare në takim te Taravari në Gostivar! A po formalizohet bashkëpunimi?

Në selinë e komunës së Gostivarit po zhvillohet një takim me kryetarit të ASH-së, Arben Taravari dhe liderëve të partive opozitare shqiptare, Bilall Kasamit të Besës, Izet Mexhitit të LD-së, Afrim Gashit të AAA-së dhe përfaqësuesit të VV-së, Bekim Qokut, shkruan gazeta LAJM.

Para takimit për mediat u prononcuan Mexhiti e Kasami të cilët thanë se qëllimi i këtij takimi është bashkërendimi i aktiviteteve poltike dhe njoftuan se bashkëpunimi me Taravarin pritet të formalizohet ditëve në vijim.

“Do të jetë takim pune, takim solidarizimi në kët situatë në të cilën e kalon ku do të trajtojmë edhe temën e bashkëpunimit, platformës, vizionit, agjendës, takimeve me qytetarë e kështu me radhë”, tha Mexhiti.StrugaLajm

“Ne kemi ardhur për një kafe dhe për muhabet me kryetarin e Gostivarit, kryetarin e Aleancës, të bashkëbisedojmë për sfidat që nap resin. Ndryshimi ka nisur. Bashkëpunimi pritet të formalizohet këto ditë”, tha Kasami, shkruan gazeta LAJM.

In : Aktuale

Loading...
loading...