Lidhja Komunale Zjarrfikëse Strugë, Organizon Kuiz-Gara për mbrojtje nga zjarri 2018

 

Edhe sivjet Lidhja Komunale Zjarrfikëse në Strugë në bashkëpunim me Lidhjen Zjarrfikëse të Maqedonisë do të organizojë kuiz-gara të përvitshme zjarrfikëse për mbrojtje nga zjarret si dhe mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe elementare,e cila garë do të zhvillohet në hapësirat e Lidhjes Zjarrfikëse që ndodhen në objektin e Stacionit Zjarrfikës në Strugë.Pjesëmarrës të sivjetëm në këto gara do të jenë nxënësit e Shkollave fillore nga qyteti e Struges.Materialet e nevojshme për kuiz garën tashmë janë shpërndarë në shkollën fillore Komunale Vëllezërit Milladinovci për nxënësit shqiptarë dhe në shkollën fillore Komunale J.B Tito,për nxënësit maqedonas,Fituesi i garës Komunale Zjarrfikëse do të kualifikohet për garën Regjionale zjarrfikëse që do të mbahet nëTetovë,ndërsa fituesi i garës regjionale do të kualifikohen për garën Republikane, që do të zhvillohet në Shkup. Përndryshe Lidhja Komunale Zjarrfikëse Strugë është në varësi të Lidhjes Republikane Zjarrfikëse me seli në Shkup,ku qëllim kryesor ka edukimin e popullatës më të re nëpërmjet mësimeve teorike dhe praktike për mbrojtje nga fatkeqësitë elementare dhe natyrore si dhe kyçjen e popullatës në shoqata vullnetare në raste të fatkeqësive të ndryshme natyrore masive si dhe aktivizimin e tyre. ( me këtë shkrim posto me një foto-imazh ose amblemen e LZF, nga kjo faqe fb)StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...