Ligji për gjuhët, kush ka më shumë merita?!

Partitë parlamentare të cilat e mbështetën Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve konsiderojnë se meritat për këtë zgjidhje ligjore janë të përbashkëta. Artan Grubi i BDI-së duke falënderuar komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen në përcaktimet e tyre ndaj kësaj zgjidhje ligjore, shprehet i lumtur për siç thekson zyrtarizmin e gjuhës shqipe.

Sot jam jashtëzakonisht i lumtur sepse shoqëria jonë po bëhet më e fuqishme, më kohezive, më e integruar dhe më në fund kjo shoqëri po bëhet edhe Evropiane. Urime të gjithë qytetarëve -tha Artan Grubi, Deputet i BDI-së.

Por, nga LSDM thonë se Ligji për gjuhët nuk duhet përvetësuar nga eksponent politik dhe aq më pak nga subjektet politike. Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri thekson se Ligji i gjuhëve vjen në kuadër të konceptit Një shoqëri për të gjithë.

Dikush thuajse një dekadë ka qenë në pushtet me VMRO-DPMNE-në dhe zëri nuk i është dëgjuar gjatë gjithë asaj kohe, ndërsa tani vrapojnë t’i marrin meritat se gjoja ata janë meritorë për miratimin e ligjit për gjuhët. Meritat u takojnë qytetarëve të cilët përqafuan konceptin, Maqedonia një shoqëri – u shpreh Muhamed Zekiri, Deputet i LSDM-së.StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët kërkon arsyet se pse deri më tani Ligji për Gjuhët u nuk u publikua në Gazetën Zyrtare. Sipas kësaj partie, në prapavijë ka synime për pikë politike.

Mendoj se sot nuk është temë dhe nuk duhet të jetë temë shpallja e ligjit në Gazetën Zyrtare, por vlerësoj se temë dhe dilemë është se cilat paskan qenë ato kushte të cilat u deshtë të plotësohet për një vit që ligji më në fund të publikohet në Gazetën Zyrtare – theksoi Syrija Rashidi, Deputet i ASH-së.StrugaLajm

VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se Ligji për përdorimin e gjuhëve është kundër-kushtetues dhe se është miratuar jashtë procedurave parlamentare.

Ligji është i dëmshëm dhe është sjell me dhunë. Për këta arsye i njëjti është kundër-kushtetues. Gjatë procedurës kur sillej, unë personalisht kam bërë disa thirrje që drejt Qeverisë që të ulemi dhe të debatojmë për zgjidhje të duhur ligjore – u shpreh Igor Janushev, Sekretar i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Lëvzija Besa e Bilall Kasamit vlerëson se Ligji për Gjuhët nuk zyrtarizon por avancon gjuhën shqipe nëpër institucione. Partitë e tjera parlamentare uruan njëzëri shpalljen e ligjit në Gazetën Zyrtare./Alsat-M

In : Aktuale

Loading...
loading...